• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligji për “Gjendjen Civile”, zbulohen ndryshimet e reja për familjet dhe vendbanimet

by Java News
18/11/2023 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka hartuar ndryshimet në ligjin “Për Gjendjen Civile”. Nisma e cila është punuar në Ministrinë e Brendshme, synon deklarimin e vendbanimit të të të gjithë shtetasve shqiptarë, që jetojnë në Shqipëri, por edhe ata që jetojnë e punojnë jashtë vendit e që mbajnë shtetësinë shqiptare. Ndryshimi i propozuar sjell kontrollin dhe verifikimin e banesave, thënë ndryshe është një vetting i vendndodhjes së pronave të paluajtshme të shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërie.

Në nenin 4, të projektligjit parashikohet ndryshimi i dispozitës për nenin 14 të ligjit “Deklarimi i vendbanimit”, ku parashikohet detyrimi i shtetasve për deklarimin e adresës së çdo banese që ka në pronësi brenda ose jashtë vendit, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit duke zgjedhur ndër to vendbanimin e tij. Ky nen përcakton detyrimin e çdo qytetari shqiptar për deklarimin e të gjitha adresave të banesave që ka në pronësi, dhe të përcaktojë mes tyre vendbanimin e tij.

Në pikën 2 të dispozitës së propozuar përcaktohet se shërbimi i gjendjes civile do të ofrohet për qytetarët vetëm pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm, pra të deklarojnë adresën e çdo banese në pronësi.

Neni 5 i nismës parashikon se regjistrimi fillestar i vendbanimit, bëhet në zyrën e gjendjes civile të njësisë administrative që ka në juridiksion territorial banesën e deklaruar si vendbanim, duke përcaktuar njëkohësisht se shtetasi nuk mund të deklarojë më shumë se një vendbanim njëherazi.

Po ashtu, parashikohet ndryshimi i vendbanimit që ka në juridiksion territorial vendbanimin e ri, jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në këtë vendbanim, duke përcaktuar se i njëjti afat zbatohet edhe për deklarimin e vendqëndrimit.

Gjithashtu përcaktohet se një ose më shumë familje kanë të drejtë të banojnë në vendbanimin e një familjeje tjetër vetëm kur plotësohen standardet e sipërfaqes së banimit për frymë.

Sipas relacionit që shoqëron nismën ligjore, ky proces i shërben zgjidhjes së problematikave të evidentuara për ceshtjet e adresave të shtetasve.

/f.s

Next Post
“Oligarkia e naftës ka dominuar për shumë vite”, Tabaku: Tre arsyet pse po rritet çmimi…

Tabaku: Qeveria po vazhdon me koncesione dhe me formula abuzive për buxhetin e shtetit

Comments 2

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Shqiperia do adresat e Shqiptareve jashte shtetit qe me pas ti taksoje ata.NE KETE E DIME.PRANDAJ RAMA DO TE JAPIM KOQET TONA JO ADRESAT TONA.HAJDE TI MERESH.ne qofte se Shqiperia do para le te presi me makineri paraja leter eshte.por se kane hallin te parat keta kane hallin qe Shqiptaret te jene te varfer puntore skllever mos ta cojne koken.sepse qeverit Shqiptare kontrollohen nga shtete te huaja jane nen urdherat e te huajve.

    Reply
  2. Sejdi Manoku says:
    2 years ago

    Nuk bëhet fjalë për këtë punë.
    Se do të rrjedhin informacionet, sikunder kanë ndodhur rregullisht në këtë vënd, dhe do të fillojnë ti kërcënojnë e stresojnë emigrantët, OJQ-të apo kompanitë që shesin brekë apo tenxhere, siç ndodh rëndom dhe çdo ditë, këtu në Shqipëri, nga pisllëqet made in Albania.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In