• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligji/ Lajm i mirë për minatorët, shpërblime e rritje pensioni

by A R
30/09/2017 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një projektligj i dorëzuar në Kuvend parashikon shpërblimin dhe rritjen e pensioneve për rreth 40 mijë ish-minatorë, apo minatorë që sot vijojnë të punojnë.

“Punonjësit e sektorit të minierave, pas ndryshimeve strukturore të sektorit në vitet 1992-1993, në një masë të madhe dolën të papunë. Numri përllogaritet në rreth 40.000 ish-punonjës. Përveç kësaj, punonjësit e minierave të qymyrit, kromit, bakrit, hekur-nikelit dhe boksiteve etj, u gjendën të pambrojtur përballë reformave drastike dhe mbylljes masive të minierave të kohës”, – thuhet në projektligjin e propozuar nga Përparim Spahiu. Po çfarë përmban ky projektligj?

Paga dhe shtesat mbi page
Paga e punonjësve të Industrisë së Minierave përcaktohet sipas kontratës kolektive të punës, por që në asnjë rast nuk mund të jetë më e ulët se 200 % e pagës minimale në shkallë vendi dhe që do të reflektojë të gjitha detyrimet e Kodit të Punës si edhe vështirësitë e veçanta që ka puna në këtë industri dhe ndikimin në shëndetin në punë sipas aktiviteteve të punës. Njihet si vjetërsi në punë për efekt shpërblimi financiar dhe përfitimi nga sigurimet shoqërore si punonjës i minierave, periudha e punës e kryer në profesionet dhe të vërtetuara sipas dokumentacionit të përcaktuar.

Shpërblimi financiar pas ndërprerjes së punës
Personat që gëzojnë statusin e minatorit sipas përcaktimit, që kanë vjetërsi pune të përgjithshme mbi 20 vjet, nga ku jo më pak se 6 vite nëntokë, që humbin vendin e punës të nëntokës pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, për shkaqe që nuk varen prej tyre, përveç përparësisë në ripunësim dhe të drejtës për shpërblim vjetërsie sipas dispozitave të kodit të punës neni 145, kanë të drejtën e përfitimit financiar sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara me Vendim të Këshillit te Ministrave, i cili në asnjë rast nuk mund të jetë më i vogël sesa paga minimale neto e minatorit, për një kohë deri në 5 vjet në rast se nuk sigurohet ripunësimi.

Shpërblimi përballohet nga punëdhënësi konform nenit 145 të kodit të punës dhe nga buxheti i shtetit, 3 vjet nga punëdhënësi dhe 2 vjet nga Buxheti i Shtetit. Familja në ngarkim të përfituesit të këtij statusi, kur ky aksidentohet me vdekje gjatë kohës së punës, përfiton pension familjar në masën 100% të pagës së tij referuese, pavarësisht nga periudha e sigurimit. Ky pension indeksohet njëlloj si pensionet e tjera.

Masa e pensionit
Pensioni do të llogaritet sipas përcaktimeve të neneve 32 dhe 59, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Për ata që kanë punuar në ntokë më shumë sesa 12 vjet e 6 muaj, për çdo vit mbi këtë kufi do kenë shtesë pensioni me 3 % të pensionit bazë. Për ata që kanë përfituar pension të plotë ose invaliditeti, për ata që kanë dalë të papunë nga mbyllja e minierave deri në vitin 2000 dhe që kanë përfituar direkt pension të parakohshëm ose që tani përfitojnë nga ky ligj, për ata që kanë përfituar trajtim të veçantë, është : Varianti A : me 85 % të kësaj mase sipas pikës “1” dhe të llogaritur sipas kategorive të punës nëntokë aktualisht në momentin e llogaritjes pensionit. Varianti B : ashtu siç e kanë të llogaritur aktualisht plus 60% shtesë mbi bazën e llogaritur.  Në asnjë rast pensioni i punonjësit të nëntokës, nuk mund të jetë më i vogël sesa 131% e rrogës minimale zyrtare.

Dokumentat për statusin
Qenia Minator ose ish minator vërtetohet me këto dokumenta: 1.Për ish minatorët, libreza e punës e shoqëruar nga një vërtetim page sipas borderove ose një vërtetim i posaçëm zyrtar i lëshuar nga ndërmarrja ku ka qenë i punësuar, i konfirmuar nga ministria e linjës, ku përcaktohet kryerja e aktivitetit të punës sipas përcaktimeve dhe sipas viteve të punës. Ky dokument do të përdoret edhe për ish minatorët që kanë dalë ose jo në pension, pension të parakohshëm, trajtim të veçantë sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, pension sipas ligjit nr. 150/2014 ose që do përfitojnë pension sipas këtij ligji.

Për rastet kur ish minatori disponon librezë pune të rregullt me vula të kohës së RPSSH dhe të plotësuara në atë periudhë, por nuk mund të disponojë vërtetim të posaçëm, për shkaqe që nuk varen prej tij, por dëmtim/mungesë dokumentacioni në institucionet shtetërore, përmbajtja e librezës së punës është dokument i mjaftueshëm për vërtetimin e punës së tij si minator sipas llojit të përcaktuar në librezën e punës. Të drejtën e përfitimit të statusit e kanë edhe të gjithë ata punonjës të nëntokës që të drejtat e tyre i kanë fituar me vendim gjykate.

2.Për punonjësit që janë të punësuar në Industrinë Minerare, libreza e punës e shoqëruar me vërtetimin e posaçëm të lëshuar nga ndërmarrja dhe/ose institucioni ku është i punësuar dhe i konfirmuar nga ministria e linjës ku përcaktohet kryerja e aktivitetit të punës sipas përcaktimeve dhe sipas viteve të punës. 3. Për ish minatorët dhe minatorët në punë, do të konsiderohet punë në Industrinë e Minierave edhe periudha e punës në të njëjtin profesion në shtete të tjera,me të cilat Republika e Shqipërisë ka marrëveshje në fushën e mbrojtjes shoqërore.

Statusin sipas këtij ligji e përfitojnë të gjithë shtetasit që kanë punuar dhe punojnë në Industrinë e Minierave sipas përcaktimeve të nenit. Këtë status e përfitojnë edhe ata persona që janë të aksidentuar në punë, pavarësisht kohës së punës në këtë industri. Personat qe përfitojnë statusin sipas përcaktimeve të këtij ligji, pajisen me dëshmi zyrtare identifikuese të përcaktuar nga Komisioni i ngritur për këtë qëllim. Ky komision ngrihet me Vendim të KM, me propozim të Ministrisë përgjegjëse për këtë industri dhe funksionon pranë kësaj ministrie. Në dhënien e dëshmisë shërbejnë dokumentet e përcaktuara.

Trajtimi mjekësor dhe social
Përfituesit e statusit të minatorit dy herë në vit duhet të bëjnë kontrolle mjekësore falas në institucionet shtetërore apo private në vend. Ministria e Shëndetësisë ndërton ose detyron kompanitë që operojnë në Industrinë e Minierave që të ndërtojnë qendra mjekësore të pajisura me aparatura dhe mjekë specialistë që trajtojnë problematikën shëndetësore të shkaktuar nga puna nëntokë. Ministria e shëndetsisë brenda 6 muajve nga shpallja e këtij ligji merr të gjitha masat e nevojshme për rivënien në funksion të pavionit të posaçëm për sëmundjet profesionale. Ne rast sëmundjesh që vërtetohet se vijnë direkt ose indirekt nga puna në nëntokë, përfituesit e statusit të Minatorit përfitojnë kurim falas në institucionet publike apo private që janë në marrëdhënie me FSDKSH.

Nëse kurimi nuk ofrohet nga këto institucione, përfituesit e statusit kurohen ne institucione private brenda vendit, që ofrojnë këtë kurim dhe financohet nga buxheti i shtetit për ish minatorët dhe nga kompanitë punëdhënëse për personat që janë të punësuar. Në rastet e sëmundjeve që vërtetohet se vijnë direkt ose indirekt nga puna nëntokë, që nuk kurohen brenda vendit, përfituesit e statusit duhet të kurohen falas jashtë vendit. Financimi i kurimit jashtë vendit bëhet nga buxheti i shtetit për ish minatorët dhe 50% me 50% nga kompanitë punëdhënëse dhe shteti për personat që janë të punësuar. Për çdo lloj sëmundje ilaçet e përfituesve të këtij statusi janë 100% të rimbursueshme. Fëmijëve të përfituesve të këtij statusi, që janë aksidentuar më parë ose pas daljes së këtij ligji me vdekje në punë, kur ndjekin arësimin e lartë shteti u garanton burse.

Përfituesit e statusit të minatorit sipas këtij ligji, janë përfitues në privatizimin e Industrisë minerare në raport me kohën e punës, shkallën e kualifikimit dhe kategorizimit të punës. Kriteret, masa dhe procedurat e përfitimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Ne rastet e koncensioneve në industrinë minerare, në marrëveshjen e koncensionit duhet të përcaktohet detyrimi i koncensionarit për të krijuar fond profesional pensioni sipas ligjeve që administrojnë këto fonde me jo më pak se 10% të pagës bruto të punonjësve (ose 6% te pagës neto). /Shqiptarja.com/

Next Post
Vajza që përloti parlamentin, studentja e “La Sapienza-s” që ngriti fermë në Shqipëri

Vajza që përloti parlamentin, studentja e “La Sapienza-s” që ngriti fermë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In