• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projektligji: Hiqet dogana për lëndët e para të fasoneve

by Java News
19/11/2016 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Industria, mjaft e përhapur në vend, e prodhimit me porosi në fushën e këpucëve dhe rrobave përfiton një lehtësi të madhe fiskale. Qeveria ka vendosur që në Paketën Fiskale të vitit 2017-s të reduktojë tarifat doganore nga 2%, 6%, 10% dhe 15% në masën 0% për lëndën e parë të përdorur në industrinë fasone.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit përkatës, të paraqitur në Kuvend, kjo masë parashikohet pasi prodhimet e destinuara për tregun europian kanë shfaqur vështirësi serioze lidhur me kostot e prodhimit dhe kryesisht me lëndët e para. Që këto mallra të përfitojnë origjinë preferenciale, lëndët e para duhet të jenë me origjinë EU, EFTA, CEFTA, të cilat kanë kosto më të lartë dhe, rrjedhimisht, çmime përfundimtare më pak konkurruese për mallrat e prodhuara nga kjo industri.

Në rastet e importit të lëndëve të para nga vendet jo EU, EFTA, CEFTA në Kodin Doganor, me qëllim përfitimin e origjinës preferenciale, kërkohet pagesa e tarifës doganore, megjithëse mallrat pas përpunimit janë të destinuara për eksport.

Reduktimi i këtyre tarifave do të krijonte një klimë më të favorshme për këtë industri, duke rritur eksportin dhe konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.

 Gjithashtu në këtë Paketë Fiskale përfshihet reduktimi i tarifës në masën 0%, nga 2%, që është aktualisht, të produktit koks dhe gjysmëkoks nga qymyrguri. Argumentimi i projektligjit shpjegon se qymyri për koksifikim është një nga lëndët djegëse, që përdoret për procese teknologjike në furra pasurimi mineralesh etj. Ulja e tarifës për këtë produkt do të favorizonte industrinë prodhuese e përpunuese në vend, duke ulur ndjeshëm kostot dhe duke nxitur prodhimin në vend dhe gjithashtu eksportin në tregun ndërkombëtar.

Duhet theksuar që kjo tarifë është 0% nëse importohet nga vendet EU, CEFTA, EFTA.

 Projekti TAP avancon me ritme të përshpejtuara

 Gazsjellësi TAP po zbaton me ritme progresive punimet për shtrimin e tubacioneve. Sipas të dhënave nga projekti, gjatë kësaj periudhe janë bërë gati 178 kilometra rrugë, janë lidhur 102 kilomtra tuba, ndërsa janë ngjitur rreth 70 kilometra. Së fundmi, në një nga zonat më të vështira në territorin shqiptar, atë të Korçës, janë rehabilituar rrugët dhe urat e aksesit.

Në Shqipëri gjatë kësaj periudhe TAP ka ndërtuar 15.5 km rrugë dhe 9 ura, duke bërë të mundur ndërlidhjen e zonave malore me qendrat urbane. TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, një projekt prioritar për Bashkimin Europian. Në nëntor TAP filloi në Fier punimet për të realizuar kalimin e tubacionit 1.1 km poshtë lumit Seman, një hekurudhe dhe një rruge.

ma.me

Next Post
Përshtat garazhin për kanabisin, arrestohet 51-vjeçari në Krujë

Përshtat garazhin për kanabisin, arrestohet 51-vjeçari në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In