• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligji, 34 mijë mësues do të testohen te psikiatri për të mbajtur punën

by Java News
20/10/2016 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk do të ketë qetësi dhe siguri për 34630 punonjës arsimorë. Krahas rritjes së pagës me 10 për qind, për mësuesit shtohen edhe sfidat për të mbajtur vendin e punës. Mësuesit e arsimit parashkollor, të arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm do të ushtrojnë profesionin e mësuesit vetëm pasi të kalojnë me sukses një testim psiko-emocional.

Kështu parashikon një projektligj i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ndryshon ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.

Drafti është propozuar nga deputetet Mesila Doda, Albana Vokshi dhe Majlinda Bregu. Drafti synon identifikimin e mësuesve të dhunshëm, mësuesve me çrregullime mendore, me devijime të personalitetit, mësues pedofilë, maniakë etj., për t’u ndërprerë të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Kushti
Nëse Parlamenti do t’a miratojë këtë ligj, të gjithë mësuesit duhet të kalojnë në skanerin e psikiatrit, i cili do të bëjë një vlerësim për subjektin. Drafti parashikon që, mësuesi ka të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit pasi të ketë kaluar me sukses testin psiko-emocional. Vlerësimi psiko-emocional për mësuesit që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit zhvillohet çdo pesë vjet. Mësuesit, të cilët në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ushtrojnë profesionin, kryejnë vlerësimin psiko-emocional, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Kriteret dhe mënyra e zhvillimit të vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Vlerësimi psiko-emocional
Vlerësimi psiko-emocional do të jetë procesi i mbledhjes së informacionit në lidhje me një person brenda një shërbimi psikologjiko-psikiatrik, me qëllim për të përcaktuar një diagnozë. Vlerësimi përfshin informacion social dhe biografik, vëzhgime të drejtpërdrejta dhe të dhëna nga analiza psikologjike. Ky vlerësim kryhet zakonisht nga një psikiatër, por mund të jetë një edhe proces multidisiplinor, që përfshin infermierë, psikologë, punonjës socialë etj. Tre ligjvënëset kanë propozuar edhe ndryshimin e pikës 2 të nenit 60 të ligjit për arsimin parauniversitar. Sipas draftit, drejtori i institucionit publik largon mësuesin nga institucioni për shkelje të dispozitave të Kodit të Punës, shkelje të etikës e të sjelljes në institucion, për mosarritje të nxënësve, të përcaktuara në mënyrë objektive si dhe për moskalim me sukses i vlerësimit psiko-emocional.

Arsyetimi
Tre ligjvënëset kanë arsyetuar nismën e tyre për testimin psiko-emocional të mësuesve. “Jo rrallë ka ndodhur që mësues të jenë persona me çrregullime të shëndetit mendor, apo persona me devijime të personalitetit. Motivi i ndërmarrjes së kësaj nisme është udhëhequr nga parimet e Konventës së të Drejtave të Fëmijës, pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm, prej dekadash tashmë. Këto parime e vënë theksin në të drejtën e fëmijëve për paprekshmëri fizike dhe psikike, në detyrimin e mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, përfshirë këtu dhunën fizike, psikike, seksuale, shfrytëzimin, braktisjen, trajtimin jonjerëzor dhe ndëshkimin”, thuhet në relacionin shpjegues.

Testimi
Mësuesit e arsimit parashkollor, të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm do të ushtrojnë profesionin e mësuesit vetëm pasi të kalojnë me sukses një testim psiko-emocional.

Mësuesit në sistem
Mësuesit, të cilët në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ushtrojnë profesionin, kryejnë vlerësimin psiko-emocional, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Largohen nga puna

Mësuesit e dhunshëm
Mësuesit çrregullime mendore
Mësuesit me devijime të personalitetit
Mësuesit pedofilë
Mësuesit maniakë etj.

Ndryshimet e propozuar në ligjin për arsimin parauniversitar

Në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1
Në nenin 2 shtohet pika 28 me këtë përmbajtje: “Vlerësimi psiko-emocional” është procesi i mbledhjes së informacionit në lidhje me një person brenda një shërbimi psikologjiko-psikiatrik, me qellim për të përcaktuar një diagnozë. Vlerësimi përfshin informacion social dhe biografik, vëzhgime të drejtpërdrejta dhe të dhëna nga analiza psikologjike. Ky vlerësim kryhet zakonisht nga një psikiatër, por mund të jetë një edhe proces multidisiplinor që përfshin infermierë, psikologë, punonjës socialë etj.

Neni 2
Ne nenin 57 bëhen këto shtesa: 1. Pas pikës 4 shtohen pikat 4/1 dhe 4/2 me këtë përmbajtje: “Mësuesi i arsimit parashkollor, i arsimit fillor dhe i arsimit të mesëm ka të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit pasi të ketë përmbushur kriteret e parashikuara ne pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni si dhe pasi të ketë kaluar me sukses testin psiko-emocional. Vlerësimi psiko-emocional për anësuesit që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit zhvillohet çdo pesë vjet. Kriteret dhe mënyra e zhvillimit të vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit”. 2. Pas pikës 5 shtohet pika 6 me ketë përmbajtje: “6. institucionet apo psikologët të licencuar që kryejnë vlerësimin psiko-emocional përzgjidhen në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 3
Në nenin 60, pika 2 shtohet shkronja “ç” me këtë përmbajtje: “9) moskalim me sukses i vlerësimit psiko-emocional;”

Neni 4
Aktet nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 2 pika 2, të këtij ligji.

2. Ngarkohet ministri përgjegjës për arsimin, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 2 pika 1 këtij ligji.

Neni 5
Dispozite transitore
Mësuesit, të cilët në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ushtrojnë profesionin, kryejnë vlerësimin psiko-emocional, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni6
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Akuza dhe tension i lartë, Clinton fiton edhe debatin e tretë me Trump

Akuza dhe tension i lartë, Clinton fiton edhe debatin e tretë me Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

January 12, 2026
Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

January 12, 2026
Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

January 12, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

January 12, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berishës i mbaron mandati dhe degët ka kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

January 12, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

Kina ashpërson tonet kundër planit të Trump për Groenlandën: SHBA është egoiste!

January 12, 2026
Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

January 12, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për inatçorët dhe fajtorët

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In