Ka dy arsye kryesore pse njerëzit hezitojnë gjithmonë të blejnë makina tërësisht elektrike: nevoja për ta karikuar shpesh dhe çmimi i lartë krahasuar me modelet e furnizuara me lënde të djegshme.
Duke marrë parasysh këto Volkswagen ka ndërtuar një makinë të re elektrike e cila mund të udhëtojë deri në 500 km me një cikël karikimi.
Matthias Müller, CEO i VW thotë se planet janë që ajo të mund të karikohet për 15 minuta tërësisht dhe të kushtojë më pak se modelet e makinave me karburant. Ai nuk dha një datë të saktë të lançimit të saj por mendohet të dalë në vitin 2025.
Müller tha se ky projekt ishte një sfidë për të gjithë skuadrën e inxhinierëve që punonin në kompani. Qëllimi i tyre ishte ndërtimi i një makine elektrike që do të ofronte një gjatësi udhëtimi prej 500 km, me kohë karikimi vetëm 15 minuta dhe që do të kushtonte më pak se makinat e zakonshme që përdoren aktualisht.
Gjatësia e udhëtimit si dhe koha e nevojshme për karikim, janë të dy problemet më të zakonshme që hasen në makinat elektrike. Kohëzgjatja e udhëtimit është e lidhur me fuqinë e baterisë. Sa më e fuqishme ajo, aq më e gjatë koha dhe aq më shumë kohë do t’i duhet për t’u karikuar, pra është e pamundur t’i kesh të dyja njëkohësisht.
Volkswagen tha se projekti i plotë përfshinte ndërtimin e: një veture dyvendëshe, një minibusi dhe një veture të madhe luksoze./krokodili.al/a.k