• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti perëndimor dhe “tradhëtarët” në Shqipëri e Kosovë!

by Alfred Peza
05/02/2019 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Duke perifrazuar titullin e librit të njohur të Ismail Kadaresë “Përballë pasqyrës së një gruaje”, mund të thuhet pa frikë, se pika e parë e axhendës së perëndimit në Shqipëri, është vendosja e klasës sonë politike, përballë pasqyrës së drejtësisë së re. Këtu fillojnë dhe mbarojnë të gjitha akrobacirat prapa të cilave, pjesa e korruptuar dhe e kriminalizuar e elitës së Tiranës, përpiqet të fshehë këtë realitet kaq të thjeshtë dhe të qartë tashmë për të gjithë.

Si për të vërtetuar se shprehja e Samuel Johnson “nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve”, ka një përpjekje deri në kufijtë e absurdit, për ta veshur çdo lëvizje kundër projektit të perëndimit për shqiptarët në Ballkan, me petkun nacionalist. Sebepi këtë radhë është gati. Mjafton që të shitet sa më mirë nën këtë optikë, dialogu mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç, për gjetjen e një zgjidhje në të mirë të të ardhmes së të dyja vendeve. Dialog ky që po zhvillohet me garancinë e aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, pa të cilët sot nuk do të kishim 20 vjet Kosovë të lirë. E ku fjalën e fundit për këtë, do ta thonë Parlamenti dhe populli i Kosovës.

Për shkak të luftës së egër dhe protagonizmit politik në Kosovë dhe nevojës së opozitës në Tiranë për një armik të brendshëm, kemi sot qartazi dy pole politike, në të dyja shtetet shqiptare në Ballkan. Pothuajse e gjithë opozita e Kosovës (ku flamurin e mban lideri real i Lëvizjes “Vetëvendosja” Albin Kurti), është sot brenda një poli me liderët e opozitës së Shqipërisë.

Ndërsa pas shumë kohësh, Edi Rama vetëm tre ditë pasi u telefonua nga Shtëpia e Bardhë prej Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton, uli në një tryezë në shtëpinë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, polin tjetër. Një pol ky që përbëhet nga aktorët e faktorët kryesorë të qeverisjes dhe pushtetit në Prishtinë dhe Tiranë. Ndryshimi i vetëm mes këtyre dy poleve, është se Presidenti i Shqipërisë, në ndryshim nga ai i Kosovës, po ngre lart e më lart flamurin e opozitës, duke u pozicionuar hapur kundër polit tjetër.

Pas kësaj, është më e qartë të kuptosh se përse Albin Kurti i ekstremit të majtë, vjen nga Kosova në Tiranë për tu bërë bashkë me opozitën e djathtë, kundër Paktit të Qeverisë Rama për Universitetin, që u jep zgjidhje 8 kërkesave të drejta të studentëve të vërtetë në Shqipëri.

Pas kësaj, është më e qartë të kuptosh se përse edhe kur nuk e firmos dekretin për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, edhe kur nuk e firmos ministrin e Jashtëm Gent Caka, edhe kur nuk e shkarkon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, edhe kur kthen të gjitha dekretet që shkojnë nga qeveria e Parlamenti në Presidencë, përkrahësit e Ilir Metës dhe përfaqësuesit e opozitës në Shqipëri, i lidhin të gjitha këto veprime me përpjekjet e tyre si të ishim në vitin e mbrapshtë 1913, për të shpëtuar trojet shqiptare nga “copëzimi prej serbëve dhe prej rusëve”.

Numri 1 i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca me pak fjalë na tregoi “Kodin” për të zbërthyer çdo piruetë të liderëve politikë të Shqipërisë, që kanë kohë që po kërkojnë strehë tek nacionalizmi. Ai tha se “reforma në drejtësi është një çështje e ndërlikuar dhe komplekse. Është si puna e karburantit, që është dashur pak kohë sa të shkojë tek motori. Por tani që motori do të ndizet, do ti kemi të gjitha; SPAK, BKH e natyrisht edhe Gjykatën Kushtetuese. Në po ndjekim strategjinë 2019-2023.”

Kjo do të thotë se këtë vit, fillon nga puna makina e re e sistemit të drejtësisë shqiptare, të cilën e drejtojnë SHBA dhe BE. E bashkë me të, nis edhe “vettingu” i klasës politike shqiptare dhe i drejtuesve të të gjitha pushteteve, përfshirë këtu edhe hapjen e të gjitha dosjeve të krimeve më të rënda dhe korrupsionit të këtyre 30 viteve të fundit. Një proces “pastrimi” që do të zgjasi përgjatë katër viteve në vijim. Për ta përgatitur më pas Shqipërinë dhe shqiptarët, nga 2023 në 2025, për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky projekt që është “firmosur” në Uashington dhe Bruksel, do të zbatohet duan apo nuk duan protagonistët aktualë të politikës shqiptare. Kthim pas, nuk ka.

Përsa i përket historive me tradhëti kombëtare e më tradhëtarë, këto janë përalla të vjetra në këtë rajon. Asgjë nuk duket se ka ndryshuar, as pas një shekulli në këtë vend, nga atëherë kur Imzot Noli shkruante se “këtu brenda një dite, si me magji, tradhëtari bëhet patriot dhe patrioti tradhëtar. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë luftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë… këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen, do të proklamohet patriot i madh”.  

/a.meta

Next Post
“Kam pasur një tufë pronash. Nga viti i tretë u mërzita…”

Dashamir Shehi: S’protestojmë për të rrëzuar Edin e sjellë Lulin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In