• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti për pagesat elektronike, Rama: S’ka komision për konsumatorët dhe as evazion nga bizneset

by A R
20/05/2024 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti pilot për pagesat elektronike është prezantuar ditën e sotme ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka thënë se kjo mënyrë e të blerit ju jep avantazh konsumatorëve edhe bizneseve. Gjithashtu në prezantimin e projektit ka marrë pjesë edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila ka thënë se pagesat elektronike do të jenë ndihmesë edhe për bizneset.

Delina Ibrahimaj: Sot do të fillojë testimi i këtyre pagesave. Janë përzgjedhur 8 kompani, të cilat janë gati për ta testuar. Qëllimi i gjithë projektit është të kuptojmë se çfarë vështirësish mund të kenë individët në përdorimin e këtyre pagesave. Kohët e fundit jemi të gjithë të angazhuar drejt inovacionit. Sot i vetmi transaksion që mund të kryejmë është nëpërmjet kartave që ka një kosto prej 3%, sidomos për bizneset. Kemi dhe si qëllim që të testojmë sistemet që nga Korriku i këtij viti të jenë të gjitha online.

Edi Rama: Konsumatorëve ju jep avantazh. Kjo bën që të mos ketë evazion nga ana e bizneseve për TVSH, plus ka të mirën që s’ka komision, është më e lirë se përdorimi i kartës apo transaksionet që bëhen nëpërmjet bankës.

Delina Ibrahimaj: Për individët nuk do të ketë komision, ndërkohë që për bizneset do të jetë shumë më i ulët, pra nëse sot mesatarisht transksionet e kartave shkojnë nga 2.5 deri në 3% kosto për bizneset, nëpërmjet transaksioneve elektronike, me konkurrencë në rritje, besoj se kjo shifër mund të arrijë tek 0.5%.

Më tej, kryeministri Rama është shprehur se me planin e ri të BE-së, ka besim se brenda këtij viti do të ketë transferta nga BE në Shqipëri pa kosto ekstra.

Edi Rama: Me planin e ri të BE, besoj brenda këtij viti edhe transferta nga BE në Shqipëri nuk do të kenë koston ekstra që kanë tani dhe janë dhjetëra milionë Euro që kursehen për njerëzit.

/a.r

Next Post
Vrau gruan, lihet në burg Eduard Danaj: Më vjen keq për krimin…

Vrau gruan, lihet në burg Eduard Danaj: Më vjen keq për krimin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In