• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

by A R
13/03/2026 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka pasur asnjë shqetësim apo presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por tha se ka faktorë të tjerë që nuk janë të interesuar që ai port të mos bëhet.

“Për fat të keq ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme, që në momentin e fundit kompania që ka kaluar të gjitha fazat, dhe duhet të bënte ofertën e fundit, është tërhequr duke iu referuar krizës. Nuk kemi arsye që të shikojmë mbrapa ndonjë gjë tjetër ne vetë. Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur nën ndonjë presion. Por i gjithë procesi është zhvilluar nën presion, por jo nën presionin e SHBA siç thuhet. Sepse nuk ka pasur asnjë shqetësim të shprehur as nga SHBA, as nga askush. Por ka pasur presion të vazhdueshëm, nga faktorë të tjerë, natyrisht të painteresuar që ai port të jetë histori suksesi”, tha Rama në një konferencë për mediat.

“Që nga A-ja, kur disa thonë për çfarë duhet një port i ri, se kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit, dhe e lidhnin idenë e portit të ri me shitjen e Atdheut në duart e arabëve, në fakt e vërteta është që përtej injorancës që është gjithmonë faktor në mënyrën si trajtohen çështjet këtu, qysh në krye të herës ka pasur forca të interesuara që të mos ecte përpara projekti i portit të ri”, shtoi ai.

Rama shtoi se porti ekzistues i Durrësit nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike dhe logjistike e Korridorit 8. “Këtë nuk e them unë, e thonë të gjitha analizat e bëra dhe të gjitha proceset e ndjekura dhe realiteti i thjeshtë, që ai port është në mes të qytetit. Porti i ri çon shqiptarët në nivel tjetër, sepse është një nyje e lidhur me portin e thatë të Prishtinës dhe të Shkupit. Këtu kemi të bëjmë edhe me një përmbajtje të rëndësishme interesash kombëtare, strategjike”, tha ai.

“Në një sërë vendesh ka forca të cilat nuk e mirëpresin këtë. Dhe kjo nuk ka lidhje me armiqësira gjeopolitike, por edhe me interesa tregtare të vendeve. Nëse mendoni që porti i ri është një port që, ata të cilët i kanë të lidhura interesat me rrugët e trafiqeve, mezi e presin, e mendoni gabim. Përkundrazi, nuk kanë asnjë arsye ta mirëpresin”.

Next Post
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In