Kryeministri Edi Rama njofton se Ura e Zogut mbi lumin Mat, një monument kulture, do të restaurohet nga qeveria shqiptare dhe projekti tashmë është miratuar.
Rama ndan dhe pamjet e projektit dixhital të hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
“Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture. Tashmë projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale për ndërhyrjen në këtë objekt”, shkruan Edi Rama.
/s.f