Bashkimi Evropian është duke financuar një tunel nëntokësor në Kosovë, madje në veri të Mitrovicës.
E për këtë, kanë probleme me leje ndërtimi.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se tuneli që pritet të ndërtohet do të lidh Gjykatën në veri me burgun e këtij qyteti.
Por, mësohet se problem po del të jetë leja e ndërtimit, problem ky që po e krijon Komuna në veri të Mitrovicës.
“Kanë probleme, ngase toka është e regjistruar në emër të Trepçës, e Komuna atje vendos për të”, thotë ky burim.
Tuneli do të jetë 180,52 metra katrorë./a.m.