Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se projekti Eco Park i Durrësit ka arritur në finalen e çmimit botëror të arkitekturës.
Kreu i qeverisë thotë se landfilli dikur famëkeq tashmë është shndërruar në një simbol të një Shqipërie më të pastër dhe më të gjelbër.
“I emocionuar të njoftoj se projekti Ecopark i Durrësit ka arritur në finalen e çmimit prestigjioz botëror të arkitekturës në https://miesarch.com/work/5462. Duke e shndërruar një landfill dikur famëkeq në një simbol të eko-rezistencës, ne po bëjmë hapa drejt një Shqipërie më të pastër dhe më të gjelbër”, shkruan Rama./m.j
Thrilled to announce that the Durres Ecopark project has reached the finals of the prestigious world architecture award at https://t.co/7dXTjpGNvz. Transforming a once notorious landfill into a symbol of eco-resilience, we’re making strides toward a cleaner and greener Albania.… pic.twitter.com/SXGp9uE29Q
— Edi Rama (@ediramaal) October 14, 2023