• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti 2 mld euro i portit të Durrësit/ Grupi i punës nga Tirana takoi në Dubai drejtuesit e kompanisë Emaar që do e ndërtojë

by Ardit Rada
10/01/2021 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta që mbajnë emrin e kompanisë EMAAR, e cila është e specializuar edhe në transformimin e porteve ekzistuese në marina për jahte e rezidenca banimi.

Me një portofol ndërtimesh këto 20 vitet e fundit edhe në disa vende të tjera të botës, përveç Dubait, EMAAR është futur në garë me kohën për të bërë realitet një investim prej dy miliardë euro në transformimin e portit të Durrësit.

Një grup pune ndërministror udhëhequr nga ministrja Belinda Balluku qëndruan në Dubai për t’u koordinuar me kompaninë EMAAR, me qëllimin e bërjes realitet të këtij projekti gjigant.

Ky është Mohammed El Alabbar, mendja dhe fuqia udhëheqëse e suksesit të AMMAR grup. Në një intervistë për Top Channel, ai shpjegon vizionin e transformimit të Durrësit në një prej porteve turistikë më të mëdha në Mesdhe.

“Kur flas për Shqipërinë e Durrësin e shikoj atë në këndvështrimin global duke e krahasuar atë me ndërtimet që kam bërë, si për shembull porti i Dubait si dhe atë të Tanxhirit që ne po e rindërtojmë. Natyrisht përmes punës tonë ne bëjmë para. Nga ana tjetër me atë që do të bëjmë në Durrës të tjera kompani do ta shohin e do të afrohen në Shqipëri me investime të tjera.  Pas marrëveshjes së nënshkruar nga dy qeveritë, ne po i lëvizim gjërat shpejt. Masterplani është përfunduar dhe po bëjmë ato ndryshimet e fundit. Shpresojmë që ne të finalizojmë marrëveshjen pas tre muajsh. Thënë kjo, ne nuk po humbim kohë duke pritur marrëveshjen, por po punojmë për projektin e detajet. Unë jam optimist dhe shpresoj të nisim nga puna gjatë verës dhe me të vërtetë kjo do të jetë shumë e shpejtë”, shprehet El Alabbar.

Krahas Dubai Marina, kompania EMAAR është drejt përmbylljes së një tjetër projekti gjigant; atë të transformimit të portit Rashid në një kompleks gjigant shërbimesh e banesash. Arkitekti Grant Blindell thotë se ky model i portit Rashid do të jetë i ngjashëm me atë në Durrës./a.p

Next Post
Rritet vlera e Armando Brojës, sulmuesi më i shtrenjtë i Kombëtares Shqiptare

Rritet vlera e Armando Brojës, sulmuesi më i shtrenjtë i Kombëtares Shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In