Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, i pyetur nëse plani prej 1 miliard eurosh është pastrim të parave të kanabisit, thotë se nuk beson tek teoritë konspirative dhe se ata që duan të pastrojnë paratë i dërgojnë jashtë vendit.
Zheji: Ka një stok fitimi shumë të madh që ka mbetur nga shitblerja e kanabisit ka qenë replikë shumë e madhe dhe në parlament për këtë gjë. E cfarë të bëjmë, si ta zbardhim këtë para, do bëjmë këtë partneritet ata dalin në sipërfaqe të pastër.
Bushati: Në qoftë se do të pastrosh para i çon në Bahamas dhe nuk i pastron këtu. Nuk ka nevojë ta bëjnë këtu, janë teori konspirative. Ne jemi krenar për mandatin tonë të parë qeverisës për një sërë reformash përfshirë edhe reformën në drejtësi.
a.ç










