• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektet për Njësinë 2/ Veliaj: Buxheti 2023, investime kapilare në çdo lagje, ndërhyrje në çdo rrugë e rrugicë

by
03/11/2022 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ndalesës në Njësinë 2, për konsultimet për buxhetin e vitit të ardhshëm, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi përpara banorëve pikat kryesore ku do të përqendrohen investimet lokale.

Veliaj shpjegoi se buxheti i ardhshëm do të fokusohet më pranë qytetarëve, duke mbërritur edhe në ato pika ku më parë nuk ishte ndërhyrë me investime për shkak të projekteve më të mëdha të qytetit.

“Kur vjen puna për investimet në infrastrukturë kemi ecur me një filozofi: Në mandatin tonë të parë, fokusi ishte shumë i madh te projektet ikonike. Nuk mund të thuash që jeton në kryeqytet dhe nuk ke një Pazar të madh, ndaj bëmë Pazarin e Ri, në Njësinë 2. Për një kryeqytet që sot është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe nesër mund të jetë edhe Qyteti Europian i Sportit, të mos ketë një shesh e një Park Olimpik, nuk kishte sens. Në mandatin e dytë, pa dëshirën tonë, fokusi më i madh ishte tek emergjencat, përballuam tërmetin, pandeminë, tani kemi luftën e mallkuar, e cila nuk është në dorën tonë. Vizioni i buxhetit për vitin 2023 është fokusi në nivel kapilar i çdo lagjeje, i çdo rruge apo rrugice, i çdo pallati, i çdo fshati. Jo se nuk e kemi bërë, por kemi vendosur që këtë vit duhet ta rrisim në maksimum,” tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë përmendi disa nga rrugët kryesore që do të shtrohen në këtë njësi: “E para, ka të bëjë me rehabilitimin e sheshit përpara Degës së Thesarit në Tiranë, që është rruga “Mustafa Lleshi”. E dyta është ndërtimi i rrugës “Arif Hasko” dhe degëzimet. E treta, rikonstruksioni i rrugës “Xhorxh Bush” dhe rehabilitimi i fasadave. Ndërkohë, kemi miratuar një rehabilitim të fasadave të rrugës “Luigj Gurakuqi” deri tek sheshi “Avni Rustemi”, me parkim dhe dy kate nëntokë. Bëhet fjalë për rrugën nga Partizani i Panjohur deri te Pazari i Ri. Do rregullojmë të gjitha fasadat, të gjitha dyqanet dhe nuk do ketë fare dallim kur kalon nga sheshi Skënderbej deri tek Pazari i Ri, duke e kthyer të gjithën në një zonë me impakt ekonomik, se shumica e bizneseve të pazarit nga sheshi, praktikisht bëhen në atë rrugë. I gjithë sheshi Avni Rustemi do kthehet në parkim nëntokësor,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë përmendi edhe disa projekte të rëndësishme si: një rrjet të ri kanalizimesh, rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit etj.

/e.d

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

COVID/ Regjistrohen 22 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In