• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektet e reja të qeverisë, lungomare do vijojë deri në Orikum

by Java News
01/09/2018 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do i jepet fund problemit të derdhjes së ujërave të zeza dhe një sërë ndërhyrjesh të ujësjellës kanalizimeve në të gjithë jugun, duke thënë se është një projekt që do fillojë nga vjeshta e këtij viti, gjë që do të sjellë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Rama deklaroi se do vijojë projekti nga tuneli në Orikum, duke krijuar një rrugë të re, në mënyrë që rruga ekzistuese të jetë për këmbësorët si Lungomarja.

Ai bëri me dije se do vijojë me Orikum-Llogaranë, për të cilën tha se do jetë rruga që do lidhet me by-passin e ri të Vlorës, për të vijuar më tej me Kuçin, Himarën dhe Nivicën.

Rama deklaroi se do të vijohet me segmentet e tjera rrugore të lumit të Vlorës.

Sa i takon aeroportit të Vlorës bëri me dije se aktualisht po bëhet procesi i negociatave, duke shprehur besim për mbylljen e negociatave dhe nisjen e punës.

Për by-passin e Fierit, deklaroi se është prishur komplet kontrata dhe është bërë çdo gjë nga e para nga BERZH dhe brenda pak javësh pritet përgjigja, duke shpresuar që sezonin e ardhshëm të mund të jetë e kalueshme, ndonëse nuk mund të ketë përfunduar.

Sa i takon rrugës Kashar-Rrogozhinë, deklaroi se shkurton rrugën Tiranë-Vlorë në rreth 55 minuta.

Rama premtoi se bulevardi i ri i Vlorës do jetë një vlerë e shtuar dhe që sezonin e ri do jetë gati.

Ai deklaroi se kur thotë sezon më i pastër e bën duke e krahasuar me veten tonë, nga shumë pis në pis dhe se nuk është krahasim nga pastër në shumë pastër.

“Shumëkujt që kritikon i them që ne kemi katër vjet që punojmë për fushën sanitare të mbetjeve të qarkut të Vlorës dhe pse katër vjet, sepse kemi bërë aplikimin, gjithë procedurën e trajtimit nga banka gjermane, kemi marrë aprovimin, është bërë projekti, është në procedurë dhe nuk është u tha sot, u bë sot, por është një proces. Vitin e ardhshëm shpresoj do fillojë puna për ndërtimin e fushës sanitare, e cila do i japë fund mbledhjes dhe trajtimit të mbetjeve në Vlorë”, u shpreh Rama.

Ai tha se ka përfunduar puna për fushën sanitare në Marikaj, por problemi është që të shtohen më shumë kapacitete edhe të bashkive, për të bërë pastrimin e përditshëm pastërtisë.

Por sipas kreut të qeverisë problemi janë vetë qytetarët, të cilët i hedhin mbeturinat ku t’iu vijë.

“Është rritur siguria, nëse shikojmë se nga vijmë nuk ka të krahasuar. Nga kontrolli i dizhitalizuar te gjobat e policisë që s’do jenë më me blloqe bakalli por të dixhitalizuara deri te kontrolli i imët në territor për të bërë parandalime”, tha Rama.

a.ç

Next Post
Hidhet në erë makina e pronares së një televizioni serb

Hidhet në erë makina e pronares së një televizioni serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ku jeni ju ambasadorë?” Boçi pas dënimit të Salianjit: Heshtja juaj po mbështet regjimin e Ramës

“Lapaj duhet të mësojë…”, Boçi: Për Salianjin nuk ka vendim për përjashtim!

December 24, 2025
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

“Nuk do largohemi kurrë nga Gaza”, Izraeli ndryshon planin e Trump për paqen

December 24, 2025

‘Shpërthen’ ish-deputetja e PD: Ka emra aktivë të opozitës, që sot janë miliarderë!

December 24, 2025
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?!

December 24, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Është çelësi i sigurisë…”, Bimo: SHBA ka anashkaluar sovranitetin danez për Groenlandën

December 24, 2025
FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë Dollarë

FMN: Shqipëria një nga ekonomitë më të shpejta në Evropë, por…

December 24, 2025
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

December 24, 2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

December 24, 2025
EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com