• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektet e bashkëpunimit me Turqinë / Balluku: Do kontrollohet territori me dronë ose kamera CCTV

by A R
03/06/2021 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pjesë e delegacionit që shoqëron Kryeministrin Edi Rama në vizitën dyditore në Turqi, u ndal sot te projektet e bashkëpunimit mes dy vendeve, të cilat sipas saj shtrihen në disa fusha.

Në një intervistë televizive nga Ankaraja, Balluku zbuloi detaje edhe nga projektet e reja shqiptaro-turke.

Ministrja theksoi se kompania turke “Sinovac” po planifikon që të hapë një fabrikë në Shqipëri për prodhimin e disa medikamenteve dhe vaksinave.

“Kjo është një vizitë në vazhdim të marrëveshjes qeveritare që kemi nënshkruar në muajin janar me qeverinë turke dhe për të gjitha projektet që kanë nisur prej asaj kohe, në disa fusha të ndryshme si shëndetësia. Pjesë e kësaj pakete ka qenë dhe Spitali Rajonal (Memorial) i Fierit që u dorëzua edhe para afatit të parashikuar, apo pjesa e vaksinave që kanë ardhur gjatë gjithë kohës dhe janë në përdorim për qytetarët shqiptarë. Lajmi i mirë është se gjatë takimit të sotëm me pronarin e ‘Sinovac’ ka pasur zhvillim tjetër duke qenë se kjo kompani parashikon të hapë një fabrikë në Shqipëri për prodhimin e disa medikamenteve dhe vaksinave gjithashtu”, tha Balluku.

Ndërkohë, Balluku theksoi se vazhduan takimet me homologët turq të nisura në janar për të gjitha çështjet e bashkëpunimit mes dy palëve. Ajo tha se, “e rëndësishme është që një pjesë e këtyre projekteve kanë nisur dhe një pjesë e projekteve të parashikuara do të nisë muajt me vazhdim”.

“Sot gjatë takimeve kemi pasur shkëmbim të mendimeve dhe projekteve me disa kompani ekselence të Turqisë. Po i referohem disa projekteve që kanë të bëjnë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, siç është kontrolli i territorit me anë të droneve apo CCTV, pra kamerave të vendosura kudo, duke qenë se qendra e menaxhimit është një projekt që ne kemi folur prej kohësh, por Turqia përmes një prej kompanive shtetërore më ekselente ofron shërbime në shumë vende të tjera, e ka mjaft të avancuar këtë shërbim. Një nga këto projekte parashikohet të jetë kontrolli i territorit dhe i trafikut përmes droneve të ajrit dhe kamerave që do të vendosen në të gjithë rrjetin rrugor shqiptar”, tha Balluku.

Ajo theksoi se, “kemi diskutuar edhe për projekte të tjera infrastrukture mjaft të rëndësishme, pa lënë mënjanë projektet kulturore, siç janë ajo e restaurimit të zonës së Beratit dhe Gjirokastrës, projekte turistike në bregdetin e Adriatikut dhe Jonit dhe disa projekte që janë të lidhur me binjakëzimin e universiteteve turke me universitetet shqiptare.

“Të gjitha këto projekte dhe angazhime që ne kemi marrë të dyja vendeve gjatë marrëveshjes dypalëshe në janar, disa kanë arritur maturimin dhe kanë nisur dhe të tjera do të nisin së shpejti”, tha Balluku.

/ATSH/

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy mite të rreme të Lulzim Bashës, që po ja shfryjnë kundërshtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In