• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekte për trashëgiminë kulturore në Luginën e Vjosës

by Java News
23/04/2023 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian po mbështet në Luginën e Vjosës, e shpallur Park Kombëtar, restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Një nga monumentet që sapo është restauruar është Ujësjellësi i Bënçës i ndërtuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Specialistët e trashëgimsië thonë se finacimet janë të domosdoshme pasi numri i monumenteve është i madh dhe gjendja e shumë prej tyre është në rrezik.

Pak vite më parë aktivistët mjedisorë protestonin në Luginën e Bënçës në Tepelenë për ndërtimin e një hidrocentrali, që do të cënonte vlerat natyrore dhe trashëgiminë kulturore të zonës.

Falë përpjekjeve aktiviteti ndërtimor u bllokua dhe tani në luginën e saposhpallur Park Kombëtar vëmendja po rikthehet tek trashëgimia kulturore dhe turizmi.

Bashkimi Evropian ka mbështetur së fundi me fiancime restaurimin e Ujësjellësit të Bënçës një vepër e shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili ka ka shërbyer për të çuar ujin në kalanë e Tepelenës.

Ky është snjë nga monumentet më të rëndësishme për Tepelenën, thotë Aleksandër Toti , kordinator i këtij projekti në Bashkinë e Tepelenës.

Ujësjellësi i Ali Pashë,s i ndodhur në fshatin Bënçë të Tepelenës është një nga monumentet e kulturës së Kategorisë së Parë dhe një nga më të rëndësishmit në Bashkinë e Tepelenës dhe më i vizituari këto vitet fundit. Këtë vit, është realizuar një ndërhyrje në këtë monument falë mbështetjes së një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian që është një projekt ndërkufitar dhe është i pari i zbatuar në bashkinë e Tepelnës. Ky projekt konsiston jo vetëm në ndërhyrjen në këtë monument por edhe në ruajtjen e vlerave kulturore dhe rijetëzimin e tyre.

Zoti Toti thotë më tej se investimi ka prekur ndërtimin e infrastrukturës në zonë mbrojtëse për ta bërë të vizitueshëm monumentin nga afër, restaurimin e monumentit dhe një hartë turistike për katër itinerare në këtë zonë.

Në intineraret turistike përfshihet monumenti i ujësjellësit të Bëncës , Ujëvara e Peshturës si dhe shtigjet e zonës së Rrëzës dhe zonës së Leklit. Do të vijojmë me disa publikime të tjera që do t`i japin jetë turizmit dhe do të jenë mjaft të rëndësishme pë ata që ushtrojnë aktivitete dhe shërbime turistike por edhe për vizitorët. Turistët do ta kenë shumë më të lehtë me këto publikime pasi janë platforma dixihitale që mund të aksesohen shumë lehtë nëprmjet internetit.

Ndërsa arkitekti resaurator Reshat Gega thotë se lugina është mjaft e pasur me monumente të cila kanë nevoja për ndërhyrje për t`u shpëtuar dhe mbrojtur në radhë të parë dhe për t`u kthyer në të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj.

“Lugina është jashtëzakonisht e pasur me jetë njerëzore dhe për pasojë edhe me trashëgimi kulturore. Duke filluar nga fillimi deri në fund të Luginës gjejmë disa qendra antike dhe disa qyteza, gjejmë qendra urbane të periudhës antike dhe suburbane , dmth më të vogla, kemi një pasuri të jashtëzakonshme me monumente kulturore që kombinohen mjaft mire me pasuritë natyrore.

Zoti Gega vlerëson investimet, por nga ana tjetër ai thotë se ato duhet të shoqërohen me cilësinë profesionale të restaurimeve për të mos humbur vlera të trashëgimisë kulturore.

“Bumi i investimeve, qoftë në Gjirokastër, në Tepelenë edhe më tej ka qenë i madh nga pikëpamja sasiore dhe i lavdërueshëm sigurisht. Por shpesh këto situata kthehen edhe në “thikë me dy presa” sepse nxitimi i madh për të realizuar investime kaq të mëdha , kaq të rëndësishme duke mos u shoqëruar me cilësinë dhe kapacitete profesionale të nivelit të duhur sjellin dëme dhe në vend që “të vëmë vetullat nxjerrim sytë”.

Lugina e Vjosës u shpall park Kombëtar pak kohë më parë dhe statsui i ri shihet se do të frenojë ndërtimin e digave të hidrocentraleve që parashikoheshin dhe do të ndihmojë turizmin.

Zonat janë tejet të prekura nga nivelet e varfërisë dhe po braktisen gjithnjë e më shumë nga banorët.

Next Post
Holanda hap një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë

Holanda hap një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

February 20, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

February 20, 2026
Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

February 20, 2026
Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In