• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do shkoj 12.1 mld euro, 705 mln euro më shumë se 2021!

by Java News
26/10/2021 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Borxhi publik do të vazhdojë të zgjerohet në vitin që vjen pavarësisht përmirësimit të situatës ekonomike. Sipas projektbuxhetit 2022, stoku i borxhit publik në vitin që vjen do të arrij në 12.109 miliardë euro, nga 11.404 miliardë euro, me një rritje prej më shume se 705.1 milionë eurosh.

TIRANË- Borxhi publik do të vazhdojë të zgjerohet në vitin që vjen pavarësisht përmirësimit të situatës ekonomike. Sipas projektbuxhetit 2022, stoku i borxhit publik në vitin që vjen do të arrij në 12.109 miliardë euro, nga 11.404 miliardë euro, me një rritje prej më shume se 705.1 milionë eurosh.

“Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1 472 492 milionë lekë, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon:
– Stoku i borxhit të qeverisjes qendrore 1 408 452 milionë lekë.
– Stoku i borxhit të garantuar nga qeverisja qendrore 63 390 milionë lekë.
– Stoku i borxhit të qeverisjes vendore 650 milionë lekë”, thuhet në projektbuxhet.

Për vitin e ardhshëm Ministria e Financave ka parashikuar të marrë borxh në tregun e huaj dhe të brendshëm në vlerën e 416.3 milionë eurove.

Në vitin 2022 ka mundësi të merrët edhe një eurobond, në rast se nuk arrihet të merret një shumë e madhe në daljen e parashikuar në nëntor të këtij viti.

Si pasojë e rritjes së të ardhurave në vitin që vjen edhe borxhi publik në raport me PBB-në raportohet në rënie sipas relacionit.

“Borxhi publik bruto do t’i rikthehet një trajektore rënëse duke filluar që nga 2022, në përputhje me rregullin respektiv fiskal, ku pritet të bjerë në rreth 78.9 përqind të PBB nga rreth 80 përqind i pritshëm për këtë vit” thuhet në dokumentet e buxhetit.

Në buxhet është miratuar edhe Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4.8 miliardë lekë që përdoret nga ministri i financave për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa. Për vitin aktual kontigjenca është parashikuar 4.5 miliardë lekë.

Në relacion është theksuar edhe qëndrimi i financave për të dalë me rënie borxhi dhe deficiti brenda 2024, pra për të mos krijuar borxh të ri.

“Balanca primare do të rikthehet në nivel pozitiv (suficit primar) nga viti 2024 e në vijim. Edhe ky target tashmë është ligjërisht i detyrueshëm, ku në LOB përcaktohet që duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim balanca primare të rezultojë jo më e vogël se sa zero (pra së paku e balancuar ose pozitive)”, vijon më tej relacioni.

Pandemia ka ndryshuar thuajse të gjitha parametrat e ekonomisë së vendit, nëse objektivat ishin për të ulur borxhin me ritëm më të shpejtë afatet janë shtyrë deri në vitin 2028.

“Sipas skenarit bazë, borxhi publik pritet të bjerë në rreth 74.9 përqind në vitin 2025 dhe më tej në rreth 67.9 përqind në vitin 2028”, thuhet në relacion.

Shqiptarja.com

Next Post
Takimi në selinë e PD-së/Ja dy krerët e degëve që i dolën kundër Bashës

Takimi në selinë e PD-së/Ja dy krerët e degëve që i dolën kundër Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In