• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekt-Kodi qesharak i Ministrisë së Drejtësisë

by Ilir Yzeiri
01/08/2025 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Kryeministri Rama, më në fund u prononcua për probleme që lidhen me drejtësinë në këtë vend dhe nxitoi të merrte në mbrojtje Ulsi Manjën duke përdorur një fjalor jo etik ndaj gjithë atyre që ishin shprehur se drafti i kodit të ri penal që është paraqitur me pompë të madhe nga Ministri i Drejtësisë në një tubim të zgjeruar, nuk është bërë nga Ulsiu, por nga ekspertë. Të gjithë ata që shprehën rezerva dhe madje gjetën aty në atë draft edhe marrëzira që nuk i bëjnë as aparatçikët e komunave të Askundit, pra të gjithë ata, sipas kryeministrit, janë qesharakë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, zoti Sokol Sadushi që ishte i ftuar në atë takim ku Ulsiu paraqiti draft-kodin e ri penal, tha që nuk jam njohur me të sepse askush nuk më ka vënë në dijeni më parë. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, z. Olsion Çela u shpreh me rezerva të rënda ndaj këtij drafti, por sipas kryeministrit edhe ai nuk duhet të tregohet qesharak. Edhe Shoqata e Avokatëve, edhe gazetarë që janë shprehur për atë draft, sipas kryeministrit, janë qesharakë.

Çudi se i vetmi njeri serioz në këtë rrumpallë na del ministri i Drejtësisë i cili, kur e paraqiti më 28 korrik këtë draft tha “Ky Kod i Ri Penal nuk është thjesht një reformë ligjore, por një garanci për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ai vendos drejtësinë dhe të drejtat themelore të qytetarit në qendër të shtetit të së drejtës,” – u shpreh Ministri i Drejtësisë gjatë prezantimit. (https://www.drejtesia.gov.al/nje-kod-penal-modern-per-shqiperine/). Tani, pasi e panë të gjithë specialistët, të gjithë aktorët që janë drejtpërdrejt të interesuar, të gjithë dinjitarët e lartë të institucioneve të Drejtësisë në këtë vend, vunë re se ai draft është një skandal, një copy past i keq, i paredaktuar dhe i papërpunuar që turpëron të madh e të vogël.

Kryeministri thotë se ata që e konstatuan këtë janë qesharakë sepse ai nuk është bërë nga Ministria e Dretësisë. Natyrisht që jo. Por Ministria e Drejtësisë ka tagrin, në emër të shumicës, që të ndërmarrë reforma të thella, të ngrejë grupe pune me ekspertë dhe të tregojë që është një institucion i besueshëm. Si qënka kjo punë që Ulsiu nuk di gjë fare, madje, sipas kryeministrit ai as nuk e ka lexuar fare. E ka marrë nga ekspertët dhe e ka hedhur në mexhlis. Nëse nuk e ka hartuar Ulsiu dhe të tijtë, a mund të na thotë pak zoti ministër se përse, sipas tij, ky kod nuk është thjesht një reformë ligjore, por një garanci për të ardhmen europiane të Shqipërisë, siç tha në atë takim.

Ka dhe një anë tjetër. Konteksti në të cilën u paraqit ky draft ishte i mbushur me ngjarje që kishin lënë një shije të hidhur për drejtësinë në këtë vend. Media vlonte nga paraqitja e Salianjit me flokë e hundë të rregulluar në burgjet shqiptare. Eskortat që hynin e dilnin dhe befas, Erion Veliaj që shoqërohet në spital nga mbi 30 militarë e paramilitarë që varen nga Ulsi Manja. U mendua për një çast se përgjigjja e qeverisë për makabritetet e republikës së prokurorëve që po mbajnë e rrëmbejnë qytetarë dhe i plasin në burg duke shënuar rekorde të pamerituara, si vendi me numrin më të lartë të të paraburgosurve në Europë, do të ishte rishikimi i kodit penal. Mirëpo doli se ky draft jo vetëm që nuk ka ndërmend të rishikojë fuqinë absurde që u ka dhënë prokurorëve dhe krijimit të mitit të burgut, por ka shënuar regres edhe në anë të tjera.

Të gjitha këto po i përmendin çdo ditë specialistët, gazetarët, avokatët dhe shoqëria civile, e cila është e alarmuar nga ky draft, të cilin Ulsi Manja e paraqiti jo vetëm si një arritje, por si një garanci për Shqipërinë europiane. Tani na del se ata që po shprehin rezerva dhe po e hedhin poshtë këtë draft janë qesharakë. Kryeministri Rama, si zëdhënës i ministrisë së Drejtësisë, ka të drejtë që na thotë të bisedojmë me ekspertët. Po cilët janë ata, se këta ekspertët e Ulsiut kanë bërë një draft që jo vetëm është garanci për të ardhmen europiane të Shqipërisë, por e vendos edhe qytetarin në qendër të shtetit të së drejtës. » Duhet të konsultohemi me këta apo me të tjerë…

Next Post
Duhanpirja po rrit rastet me tumor në mushkëri, mjekët: Më të prekurit, meshkujt!

Duhanpirja po rrit rastet me tumor në mushkëri, mjekët: Më të prekurit, meshkujt!

Comments 1

  1. Sula Bashkisë says:
    7 months ago

    I nderuar Ilir, keni shumë të drejtë.
    Po përseritet barcaleta e Pal Vatës.
    Kur e pyesnin për këtë apo atë problem, Pal Vata thoshte :” Unë e Enveri nuk dijmë gjë, vetëm në se e ka ba Mehmeti n’krye t’vet”.
    Ulsiu është njesoj si Dumani, kokrra e katundarit, që vetëm të qeshë e zgërdhihet si idiot, mbasi kështu i duket vehtja qytetar.
    Të dy dibranë. Me gjithë Gazideden, përbëjnë TRION e drejtësisë që tani kanë mbetur dy e që drejtohen nga Sali Berisha.
    Deri këtu, dakort, por Palë Vata i ditëve të sotme kush është ? Që nuk di asgjë e që tani po e merr vesh ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In