Në komisionin e Ekonomisë dhe Financave ishte i pranishëm guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ku dha opinionin projektbuxhetin 2023. Në fjalën e tij Sejko u shpreh se prioritet duhet të jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit ekonomik, ndërsa shtoi se Banka e Shqipërisë rriti gradualisht normën bazë të interesit.
Sejko deklaroi se rritja e ekonomisë shqiptarë pritet që të mbështete nga kërkesa për mallra dhe shërbime.
Sejko deklaroi se BSH mbështet përpjekjen e qeverisë për rritjen e formalizimit.
‘Në mbështesim përpjekjen e qeverisë për rritjen e formalizimit, pasi përfitimet afatgjata i tejkalojnë kostot afatshkurtra. BSH vazhdon të përsërisë thirrjen për një shpërndarje më të mirë të shpenzimeve të vendit dhe jo vetëm në 4 mujorin e fundit të vitit.’- tha Sejko.
/e.d











