• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Progresraporti më 9 nëntor, debate mes deputetëve të pozitës dhe opozitës

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka deklaruar sot në Komisionin e Jashtëm se progres raporti i Bashkimit Europian për negociatat me shqipërinë, për anëtarësim, pritet që të jetë negativ për shkak të situatës në vend me drogën dhe blerjes së votave në Dibër.

Kjo deklaratë është bërë pas deklarimit të zëvendësministres së Jashtme Odeta Barbullushi ku ka thënë se pas miratimit të reformës në Drejtësi dhe ligjit për Vettingun Shqipëria pret rekomandim pozitiv më datën 9 nëntor.

“Në 9 nentor vjen progres raporti dhe presim rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave” tha ajo.

Nga ana e saj kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade ka thënë se Shqipëria inkurajon strukturat e Bashkimit Europian për të hapur negociatat, pasi pas hapjes së tyre për Shqipërinë fillon një tjetër kapitull i vështirë.

“Inkurajojmë strukturat e BE për të hapur negociatat. Pas hapjes së negociatave fillon një kapitull shume i vështirë. Pavarësisht Brexit, europianët na inkurajuan të vazhdojmë me negociatat” tha Dade.

Por deputeti demokrat Aldo Bumçi ka thënë se pas procesit zgjedhor në Dibër dhe mbulimit të Shqipërisë me lëndë narkotike do ishte çudi që BE të hapte negociatat për Shqiëprinë.

“Do ishte e çuditshme nese progress raporti të ishte pozitiv. OSBE/ODHIR në zgjedhjet e kaluara ka folur për banda në qendra votimi dhe kërcënime. A jetojmë në të njëjtin vend? Edhe në Dibër patëm kërcënime dhe blerje votash nga Partia Socialiste. Për çfarë rekomandimi flisni ju? Kur hashashi ka mbuluar vendin si kurrë më parë. Rama në overdozën e Dibrës kur quan opozitën kërcënim më të madh se krimin” ka thënë ai.

Bumçi ka theksuar se duhet një interpelancë me Kryeministrin ndërkohë që Dade ka thënë se PD nuk e ka ushtruar fare këtë kompetencë.

“Bëni interpelancë me kryeministrin. Por ju nuk e keni ushtruar këtë mekanizëm. Më shumë interpelanca kemi bërë ne se ju’ tha Dade.

Ndërkohë që Bumçi është përgjigjur duke thënë se opozita nuk ka gjë në dorë në lidhje me krimin.

“Opozita nuk ka gjë në dorë dhe nuk ka si lidhet me krimin. Nuk e di ku do i kenë sytë nëse rekomandimi është pozitiv” tha Bumçi të cilit i është kundërpërgjigjur duke thënë, “Fyerje për qyetarët se u mashtrokan. Viti elektoral ka filluar. Por të mos e kanalizojmë debatin në alternativa të dështuara. Po të vazhdoni kështu do i lehtësoni punën qeverisë. Duke vazhduar me të njëjtat mekanizma, qeverinë e lini rahat dhe punën e opozitës po na e lini ne” tha ajo.

Deputeti Vangjel Dule ka thënë se Bashkimi Europian ka vënë kusht për respektimin e të drejtave të minoriteteve por nuk dihet arsyeja e vonimit të këtij procesi.

“Negociatat para apo pas zgjedhjeve? A do jenë kusht ato për negociatat? Kusht i BE respektimi i të drejtave të minoriteteve. Pse po vonohet?” tha ai.

ma.me

Next Post
150 thënie brilante që duhen lexuar nga të gjithë

150 thënie brilante që duhen lexuar nga të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In