• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Programi raketor i Koresë së Veriut, anijet amerikane i drejtohen gadishullit

by Java News
09/04/2017 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria amerikane ka urdhëruar një grup goditës të Marinës të drejtohet për nga gadishulli korean, mes shqetësimeve në rritje mbi programin raketor të Koresë së Veriut. Grupi me në krye aeroplanmbajtësen “Carl Vinson” ka edhe disa luftanije të tjera.

Komanda amerikane e Paqësorit e përshkroi këtë dislokim, tashmë në drejtim të Paqësorit Perëndimor, si një masë të kujdesshme për të ruajtur gatishmërinë në rajon.

Presidenti Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të veprojnë edhe të vetme përballë kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut.

“Kërcënimi numër një në rajon vijon të mbetet Koreja e Veriut, për shkak të  programit të pamatur, të papërgjegjshëm dhe destabilizues të testimit raketor dhe kapaciteteve të armëve bërthamore”, tha zëdhënësi i Komandës amerikane të Paqësorit, Dave Benham.

Në grupin goditës të dislokuar së fundi ndodhet aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson”, dy shkatërrues përmes raketave të precizionit të lartë, si dhe anija “cruiser” sërish me raketa, por më e madhe sesa shkatërruesit. Përveç forcës goditëse, grupi ka edhe aftësitë e nevojshme për të ndërprerë në kohë raketat balistike.

Grupi i anijeve pritej të shkonte drejt Australisë, por papritur ka devijuar kursin nga Singapori për të vijuar drejt Paqësorit perëndimor, aty ku kohët e fundit kishte zhvilluar edhe stërvitje ushtarake me Marinën e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut ka zhvilluar disa testime bërthamore dhe ekspertët parashikojnë se të tjera priten në vijim, pasi vendi po shkon shumë pranë zhvillimit të kokave bërthamore, me rreze veprimi të mjaftueshme sa për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara.

Të mërkurën, vendi i izoluar komunist lëshoi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi nga porti lindor i saj, Sinpo, drejt ujërave të detit të Japonisë. Testimi u dënua nga Japonia dhe Koreja e Jugut, ndërsa erdhi në prag të vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara, për t’u takuar me presidentin Donald Trump./top channel

c.a

Next Post
Arrestohen 8 këngëtare shqiptare në një klub nate dhe dy menaxherët e tyre

Arrestohen 8 këngëtare shqiptare në një klub nate dhe dy menaxherët e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In