• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Programi/Mjerimi i LSI dhe pse faktet e pushtetit e ‘fundosin’ Kryemadhin dhe retorikën e saj

by Java News
05/05/2019 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi, ka njoftuar se partia që ajo drejton ka nisur hartimin e programit elektoral. Sipas saj, programi elektoral do të ketë në thelb uljen e papunësisë, rritjen e pagave, mirëqenien dhe përkrahjen e gruas. “Ne si LSI, e kemi të shenjtë fjalën e dhënë”, tha Kryemadhi. Këto premtime u reflektuan edhe në rezolutën e miratuar në Konventën e LSI ditën e djeshme. LSI nuk është një parti e sapokrijuar dhe e paprovuar nga shqiptarët.

 

LSI është prej 14 vitesh pjesë e ‘tregut politik’ shqiptar, ku për tetë vite ka qenë në pushtet, fillimisht (2009-2013) me Partinë Demokratike dhe më pas (2013-2017) me Partinë Socialiste. A mund t’i besojnë shqiptarët premtimet e radhës së LSI, e cila pretendon të vijë në pushtet me Partinë Demokratike?

 

Cilat janë premtimet e saj për periudhën kur ka qenë pjesë e qeverisjes me Partinë Demokratike? Sa i ka mbajtur premtimet LSI? Shqiptarja.com sjell në vëmendje 47 premtimet më të bujshme të LSI në zgjedhjet parlamentare të 2009, nga të cilat nuk ka mbajtur qoftë edhe një, qoftë edhe pjesërisht. Një tjetër tregues që konfirmon premtimet boshe është fakti se, shumë premtime të rëndësishme që LSI i ka bërë në 2009, i ka përsëritur dje në rezolutën e Konventës.

 

Punësimi, Rruga e Arbrit dhe hekurudhat

 

Përpos shumë premtimeve të tjera, në zgjedhjet parlamentare të 2009, LSI premtoi krijimin e 100 mijë vendeve të reja pune dhe punësimin e një personi për çdo familje të varfër. Ky premtim rezulton totalisht i pambajtur dhe për rrjedhojë i ricikluar nga LSI në 2013, 2017 dhe tani në 2019. Nga të dhënat e INSTAT, gjatë periudhës së qeverisjes LSI-PD 2009-2013, numri i të punësuarve është rritur me vetëm 0.3 % në vit, që do të thotë se numri të punësuarve të rinj gjatë katër viteve është tek rreth 10 mijë. Por,

 

ky numër nuk mund t’i atribuohet LSI pasi rritja e punësimit ishte edhe në programin e PD, si partia kryesore në koalicionin qeverisës. Dy pretime të tjera simbol të LSI ishin përfundimi i Rrugës së Arbrit dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor. Rruga e Arbrit pritet të përfundojë në 2021 nga qeveria ‘Rama’, ndërsa projektet për modernizmin e hekurudhave janë ende në letë.

 

Premtimet e tjera të bujshme

 

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2009, LSI ka premtuar dyfishimin e buxhetit për bujqësinë, shëndetësinë dhe arsimin. Këto pretime jo vetëm që nuk janë realizuar në realitet, por pas 10 vitesh, LSI premton sërish dyfishim të buxhetit për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe paga për mësuesit. LSI ka premtuar në 2009 se do të miratojë statusin e minatorit, të naftëtarit dhe mësuesit, premtime këto të pambajtura, ndonëse ishte për katër vite në qeveri me PD.

 

Gjithashtu, LSI në vitin 2009 premtoi përfundimin e procesit të legalizimeve, dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve dhe subvencionim në masën 25-50% të in-put-eve bujqësore. A do ta besojnë shqiptarët një parti që riciklon pretimet elektorale në çdo prag zgjedhjet lokale dhe parlamentare pa mbajtur përgjegjësi për mosrealizimin e tyre? Kjo mbetet për t’u parë gjatë proceseve të ardhshme zgjedhore, shkruan shqiptarja.com.

 

Premtimet

 

Në zgjedhjet parlamentare të 2009, LSI bëri 47 premtime të bujshme, nga të cilat nuk ka mbajtur qoftë edhe një, qoftë edhe pjesërisht. Madje disa prej këtyre perimeve LSI i ka përsëritur ditën e djeshme.

 

Besueshmëria

 

A do ta besojnë shqiptarët një parti që riciklon pretimet elektorale në çdo prag zgjedhjet lokale dhe parlamentare pa mbajtur përgjegjësi për mosrealizimin e tyre? Kjo mbetet për t’u parë gjatë procese të ardhshme zgjedhore.

 

Premtimet e LSI në zgjedhjet parlamentare të 2009

 

  1. Krijimi i mbi 100.000 vende të reja pune (premtim bosh)2. Garantimi për çdo familje të varfër shqiptare minimalisht një të punësuar (premtim bosh)3. Politika ekonomike fiskle dhe arsimore në funksion të punësimit (premtim bosh)4. Lehtësira tatimore për çdo të punësuar të ri në bizneset ekzistuese (premtim bosh)5. Përjashtimi nga tatim fitimi për 3 vitet e para i të gjitha bizneseve të reja që punësojnë mbi 5 persona.6. Ofrimi i punësimit jetik për përfituesit e bonusit jetik (premtim bosh)7. Përfundimi sa më i shpejt i rrugës Durrës-Kukës (premtim bosh)

 

  1. Rruga e Arbrit (premtim bosh)9. Rruga e bregdetit jugor (premtim bosh)10. Rrugët e brendshëm të zonave me prodhim të lartë bujqësor (premtim bosh)11. Modernizimi i rrjetit hekurudhor (premtim bosh)12. Dyfishimin e buxhetit për bujqësinë brenda vitit 2010 (premtim bosh)13. Rehabilitimin e plotë i infrastrukturës bujqësore (premtim bosh)14. Subvencionimin në masën 25-50% të in-put-eve bujqësore (premtim bosh)15. Subvencionimin e fermerëve për produktin bujqësor dhe blegtoral në masën 20% (premtim bosh)16. Mbështetjen e subjekteve që investojnë në grumbullime, tregje dhe agro-përpunim të17. prodhimeve bujqësore (premtim bosh)18. Dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve me tokë të paregjistruar (premtim bosh)19. Reformimin e sistemit të kontrollit dhe certifikimit të produkteve ushqimore (premtim bosh)

 

  1. Subvencionimin e 50% të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit fasonë (premtim bosh)21. Infrastrukturë evropiane dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin (premtim bosh)22. Miratimi i statusit të mësuesit dhe profesori si dhe dyfishimi i pagave të tyre (premtim bosh)23. Fuqizimi i arsimit profesional (premtim bosh)24. Zhdukja e analfabetizmit dhe ulje ne maksimum të braktisjeve të shkollës (premtim bosh)25. Decentralizimi i plotë i shkollës dhe heqja e TVSH-së për arsimin privat (premtim bosh)

 

  1. Sigurimi i shërbimeve cilësore në spitalet publike të rretheve (premtim bosh)27. Sigurim i shërbimeve shëndetësore edhe në fshatrat më të largët (premtim bosh)28. Garantimi i barnave të sigurta dhe të shumëllojshme (premtim bosh)29. Sigurimi i kontrollit sanitar dhe epidemiologjik (premtim bosh)30. Dyfishimi i buxhetit të shteti për këtë sektor (premtim bosh)31. Miratimi ligjit “për moshën e mretë” (premtim bosh)32. Dyfishimi i pensioneve brenda 4 viteve (premtim bosh)

 

  1. Pension i trembëdhjetë për pensionistët (premtim bosh)34. Sigurim i transportit, shërbimeve shëndetësore dhe ilaçeve falas për qytetarët mbi 65 vjeç (premtim bosh)35. Miratimin e statusit të minatorëve (premtim bosh)36. Miratimin e statusit të naftëtarëve (premtim bosh)37. Kredi lehtësuese për strehimin e nëpunësve të administratës publike (premtim bosh)38. Rindërtimi i infrastrukturës së kulturës dhe sporteve (premtim bosh)39. Funksionimi i fondit të veçantë për artistët e rinj dhe të talentuar (premtim bosh)40. Nxitje për rritjen e cilësisë së veprimtarive artistiko-kulturore dhe sportive (premtim bosh)

 

  1. Ndryshim cilësor në masivizimin e sportit dhe në menaxhimin e tij (premtim bosh)42. Krijimi i kushteve infrastrukturore dhe materiale për sportistët elitarë (premtim bosh)43. Rritjen e prodhimit të naftës nga 400 mijë në orë në 1 milion ton në vit (premtim bosh)44. Zbatimin e standardeve evropiane në konservimin e energjisë (premtim bosh)45. Konsolidim përfundimtar i pronësisë (premtim bosh)46. Përfundimi i procesit të legalizimeve brenda një viti (premtim bosh)47. Procesi i legalizimeve do të paraprijë procesin e urbanizimit (premtim bosh)

Premtimet e LSI në 4 maji 2019

Punësim parësor për të paktën një nga prindërit e një familje me fëmijë.Krijimi i fondit të shtëpive për familjet e reja.

Dyfishim buxheti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe paga mësuesish.Nxitje e punësimit që në bankat e shkollave të mesme e profesionale.Dhënie e certifikatave të pronësisë (fermerëve) mbi tokën.Rritje të produktivitetit dhe eksporteve.TVSH 0% për prodhimin bujqësor.TVSh 6 % për produktet e shportës.Heqja e pagesës së TVSh-së në doganë.Subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit.Ndërtimi i sistemit të Kartës së Fermerit.Përfundimin e reformës në drejtësi.Forcimin e rendit publik.Realizimin e reformave të integrimit.Çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe monopolet.Thjeshtimin e pagesës së detyrimeve fiskale.Forcimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme. (Lexo.al)

Next Post
12-vjeçari plagoset rëndë në orën e Fizkulturës, nis me helikopter drejt Tiranës

“Pazari”/ Historia e pronave në Laprakë, tjetërsimi i truallit të Spitalit Ushtarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karremi i Putinit për Trump-in

ZYRTARE/ Nënshkruan me skuadrën e…Ed Sheeran, Anis Mehmeti qëndron në Championship

January 23, 2026
Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

January 23, 2026
“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

January 23, 2026
Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

January 23, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

January 23, 2026
Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

January 23, 2026
Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

January 23, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

Pafuqia politike e Sali Berishës

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Karremi i Putinit për Trump-in

January 23, 2026
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In