Nga Irena Beqiraj
Warren Buffet thotë “Ne jetojmë një luftë klasash, por është klasa ime, klasa e pasur, që po bën luftë dhe po e fiton atë”. Si rezultat i politikave neoliberale gati 60-vjeçare, të cilat tentuan të rrisin punësimin me anë të uljes së taksave, deregullimit dhe stimulimit të ofertës, sot tre amerikanët më të pasur, Jeff Bezos (Amazon), Bill Gates (Microsoft) dhe Warren Buffet (Berkshire Hathaway), zotërojnë një pasuri më të madhe se 50% e gjithë popullsisë amerikane të marrë së bashku. Sot për mendimtarët më në zë të ekonomisë̈, neoliberalizmi ekstrem ka krijuar një rend demokratik dhe një sistem ekonomik, i cili funksionon për 1% të shoqërisë dhe drejtohet nga 1% e tyre dhe ku parimi demokratik “Një person, një votë” është transformuar në “një dollarë një votë”.
Por nëse pyet ish-ministrin e Financave të Suedisë (kam pasur fatin ta takoj) pse ekonomia e vendit të tij funksion mirë dhe pabarazia është e ulët, përgjigjja e tij është: sepse suedezët paguajnë taksa të larta. Sigurisht, suedezët kanë pranuar se, që një vend të prosperojë kërkon një nivel të lartë të shpenzimeve publike, në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, teknologji dhe mbrojtje sociale dhe se qeveria ka nevojë për të ardhura për të financuar në mënyrë të qëndrueshme këto shpenzime. Një̈ekonomi kapitaliste është̈e pamundur pa një shtet të fortë”.
E majta shqiptare, fatkeqësisht ka zbatuar, por dobët madje, politika të djathta neoliberale. Në këto kushte, mungesa e një vizioni zhvillues larg klisheve doktrinore të çlirimit të tregut, e detyron të djathtën të mbushë programin e zbrazët ekonomik, sërish me uljen e taksave.
Por përdorimi i uljes së taksave si mjet për të zhvilluar vendin; për të rritur standardet e jetesës për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare; për gjenerim të punësimit; për rritjen e produktivitet apo edhe për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave duke luftuar oligarkinë, jo vetëm që nuk do të japë rezultate, por është e gabuar.
Analiza e të dhënave të aktivitetit ekonomik në Shqipëri tregon se nga një ulje e tatim fitimit në 9% për bizneset e mëdha, buxheti i shtetit do të arkëtojë rreth 12.8 miliard më pak të ardhura në vit. Duke u bazuar te struktura aktuale e bizneseve të mëdha, rezulton se 96% e tyre ( me xhiro vjetore nën 350 milionë lek ) do të përfitonin në total 4.37 miliard lekë ulje ose rreth 34.1% të saj. Por fituesit e vërtetë janë 4% e tyre, me xhiro vjetore mbi 350,000 milionë lekë, të cilët përfitojnë 8,37 miliardë lekë në vite ose 65.9% të uljes. Në këtë grup të vogël fatlumësh ka një grup edhe më të vogël, të cilët do të bëhen edhe më të pasur, duke përfituar pjesën e luanit. Janë pikërisht 1% (200 më të mëdhenjtë), të cilët do të përfitojnë plot 44,4% të uljes ose 5.7 miliardë.
“E thënë ndryshe në luftën e tyre pa kompromis me oligarkinë, të djathtët me anë të uljes së tatim-fitimit në 9%, do të dorovisin një nga 23,244 bizneset e mëdha mesatarisht me 193 mijë lekë në vit dhe 1 nga 200 më të mëdhenjtë mesatarisht me 28.4 milionë lekë në vit”.
Batica e uljes së tatimit
Por analiza nxjerr në pah një fakt edhe më interesant. Batica e uljes së tatimit, nëse ndodh, do të shkatërrojë anijet e vogla, në konkurrencë me 200 më të mëdhenjtë. Tatim-fitimi që parashikohet të paguajnë 200 më të mëdhenjtë pas uljes së taksës nuk e kalon 0,5% të xhiros. Pra, 200 më të mëdhenjtë̈ do të paguajnë në buxhetin e shtetit po aq sa do të paguante një biznes i vogël ”në programin Basha” 0,5% të xhiros vjetore.
Premtimi për uljen e tatim-fitimit justifikohen me pretendimet se norma aktuale i bën bizneset shqiptare “më pak konkurruese” në ekonominë globale. Në pamje të parë mund të duket e besueshme, që ulja e normës së tatimit nga 15% në 9% do t’i bëjë ato “më konkurruese”, por a ka ndonjë lexues me njohuri bazike në ekonomi, i cili pranon që 96% e biznesit do të bëhen më konkurrues në tregjet globale sepse qeveria do t’ju vendosë në dispozicion mesatarisht me 193 mijë lekë në vit, me anë të uljes së tatimit?
Edhe pse trumpetojnë që me anë të uljes së taksave, do të gjenerojnë punësim ulja e tatim-fitimit renditet e fundit si një lehtësi që gjeneron punësimin. Studimet tregojnë që rreth 75% e saj shkon në rritjen e pasurisë së aksionerëve dhe 25% e saj financon zgjerimin e mëtejshëm të kompanisë, ku futet edhe punësimi.
Për më tepër ulja e tatim-fitimit nuk do të ndikonte aspak tek rritja e produktivitetit, për arsyen e thjeshtë se ekomomia shqiptare nuk është në kushtet e punësimit të plotë.
Pra ulja e tatim-fitimit jo vetëm rishpërndan të ardhurat pas tatimit në mënyrë regresive, por ka kohë që ka pushuar së qeni “Leva e dëshiruar e Arkimedit” me anë të të cilës mund të ngremë̈ ekonominë.
Efekti tek individët
Po kaq regresive do të jetë rishpërndaja e përfitimeve të uljes së tatimit mbi të ardhurat nga individët. 8.46 miliardë lekë në vit do t’i mungojnë̈buxhetit të shtetit nga ulja e tatimit mbi të ardhurat personale. Rreth 60,4% ose 5.11 miliardë e kësaj shume do të përfitohet vetëm nga 5.3% e të punësuarve me rroga të larta (ato mbi 130,000). Ndërkohë 47.7% (284 mijë) të punësuar me paga të ulëta ( më pak 30 mijë lekë) nuk do të kenë asnjë përfitim nga ulja e taksës.
Këto të dhëna tregojnë që buxheti i shtetit do të humbasë rreth 21,3 miliardë lekë ose 175 milionë euro çdo vit vetëm nga aplikimi i taksës 9%.
Rreth 175 milionë euro në vit, të cilat po të mirëmenaxhohen, mund të siguronin arsim më të mirë publik i cili është i nevojshëm pikërisht për 95% të shqiptarëve me të ardhura nën 130,000, të cilët edhe me uljen e tatimit nuk mund ta blejnë atë privatisht, mund të siguronin shërbim më të mirë shëndetësor publik që po ashtu është e pamundur të blihet privatisht nga 95 % e shqiptarëve, mund të siguronim pensione më të larta, por mund të shërbenin edhe si një amortizator më shumë për shëndetin e dobët fiskal të shtetit pas pandemisë.
Deficiti buxhetor, i cili i ka kaluar shifrën e 5% është një kërcëmin real për rritjen ekonomike. Por jo të djathtët, pa hezitim, në konkurrencën absurde me gabimet e të majtës, e cila ka kohë që ka rrëshqitur djathtas, luajnë me varfërinë, mbështeten tek mungesa e informacionit për publikun dhe pretendojnë që do të rrisin mirëqënien e shqiptarëve, duke lënë më shumë para në duart e 1% të bizneseve dhe 5% të punësuarve me paga të larta. Është pikërisht kjo pjesë e shoqërisë që do të ketë̈ më shumë mundësi të blejnë arsim më të mirë për fëmijët e tyre, shërbim shëndetësor më të mirë, makina, shtëpi, e padyshim edhe verë më të mirë.
Kjo është lufta imagjinare pa kompromis me oligarkinë, por që siç thotë Warren Buffet fitohet gjithmonë nga oligarkia.