• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Programi i sterilizimit edhe në Shkodër, Manastirliu: Brenda Dhjetorit edhe në Elbasan

by A R
09/12/2017 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në çdo sallë kirurgjie në spitalin Rajonal të Shkodrës ka nisur përdorimi i instrumenteve të rinj kirurgjikalë, përmes programit modern të sterilizimit, i cili sapo ka nisur funksionimin në këtë spital, duke rritur sigurinë për pacientët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pa nga afër këtë investim, i cili, sipas Manastirliu do të rrisë sigurinë për pacientët dhe do të reduktojë infeksionet spitalore.

“Pas shtrirjes së programit të sterilizimit në të gjithë shërbimet kirurgjikale në 5 spitalet universitare të Tiranës, ky program modern ka nisur tē funksionojë edhe në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku është ngritur centrali i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë. Ky shërbim do të mbulojë edhe spitalin e Lezhës dhe Pukës për rreth 5,000 ndërhyrje në vit, duke zëvendësuar autoklavat e vjetra, të amortizuara, të cilat deri më sot nuk kanë mundësuar të sigurojnë standardet europiane të sterilizimit”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vlera e këtij investimi për spitalin Rajonal të Shkodrës është 1.2 milion Euro.

“Brenda muajit Dhjetor ky shërbim do të ofrohet edhe në spitalin e Elbasanit dhe në 6 muajt e parë të vitit 2018 do të shtrihet në të gjithë spitalet e vendit, duke rritur sigurinë për pacientët dhe duke përmirësuar kushtet e punës së mjekëve”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Prof. Gezim Galiqi, shefi i shërbimit të kirurgjisë në spitalin e Shkodrës u shpreh se ky program sterilizimi është maksimumi që mund të kemi përsa i takon sigurisë së pacientëve.

Programi i sterilizimit parashikon furnizimin e të gjithë spitaleve të vendit me instrumenta të rinj kirurgjikalë modernë; sterilizimin cilësor të instrumenteve kirurgjikalë; ofrimin e materialeve të buta ndihmëse njëpërdorimëshe për ekipin mjekësor dhe shtratin e operacionit; dezinfektimin e sallës së operacionit në fund të ditës; përpunimin e mbeturinave të rrezikshme dhe shndërrimin e tyre në mbetje urbane; ofrimin e set-it të personalizuar sipas çdo lloj ndërhyrje kirurgjikale.

“Me këtë investim, por edhe me investimet e 4 viteve të fundit me vlerë 400 milion lekë në infrastrukturë, pajisje bio-mjekësore dhe ngritjen e shërbimeve të reja, spitali Rajonal i Shkodrës po kthehet në një qendër ekselence për veriun e Shqipërisë”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Next Post
Binjakët që paditën Zuckerberg për Facebook , u bënë miliarderë falë Bitcoin

Binjakët që paditën Zuckerberg për Facebook , u bënë miliarderë falë Bitcoin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

“0.72 përqind të Ukrainës”, Rusia pushtoi 4000 kilometra katrorë në vitin 2025

January 2, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Klevis Balliu: Opozita do përshkallëzojë aksionin politik, shkojmë deri në grevë urie

January 2, 2026
Instituti i Gjeoshkencave: Do të ketë reshje dëbore thuajse në të gjithë vendin, ulen temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Borë në verilindje, priten dhe rebeshe

January 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë e bën Amerikën të madhe

January 2, 2026
Lea Ypi debat me Olaf Scholz: Në Evropë nuk ka politikë!

A do futet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

January 2, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

January 2, 2026
Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime

Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime

January 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Përgjaken sërish rrugët! Dy të vdekur nga përplasja e makinave në Lezhë-Shkodër

January 2, 2026
PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

January 2, 2026
“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com