• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Programet master, procedurat e aplikimit

by A R
21/08/2017 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aplikimet në programet e ciklit të dytë të studimeve me kohë të plotë do të bëhen deri në datën 20 tetor për universitetet publike dhe deri në 27 tetor për institucionet e arsimit të lartë privat. Gjithçka përcaktohet në një udhëzim të ministres së Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, që mban datën 16 korrik 2017.

Të drejtën për të aplikuar në programet e masterit profesional dhe shkencor e kanë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse në një program të ciklit të parë. Po ashtu, këtë të drejtë e kanë edhe të diplomuarit jashtë vendit, pas njehsimit të diplomës pranë Ministrisë së Arsimit brenda muajit dhjetor 2017.

Procedurat kryhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatës, ndërkohë që të interesuarit duhet të paraqiten personalisht ose nëpërmjet një personi të autorizuar, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, raporton “Scan”.

Shpallja e fituesve do të bëhet brenda datës 24 tetor për universitetet publike dhe 31 tetor për ato private. Ndërkohë që, kandidatët kanë të drejtën e ankimimit, brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve.

Sipas udhëzimit, regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues do të bëhet deri në datën 30 tetor në institucionet e arsimit të lartë publike dhe brenda 6 nëntorit, në institucionet private.

Sikurse përcaktohet në ligjin e Arsimit të lartë, kuotat, tarifat dhe kriteret për këto programe studimi do të vendosen nga vetë universitetet.  Për vitin akademik 2017-2018 universiteti i Tiranës ka përcaktuar 3108 kuota për masterin profesion dhe 3920 kuota për atë shkencor./a.m.

Next Post
Shkencëtarët: Shpirti nuk vdes, ja çfarë ndodh me të pas vdekjes

Shkencëtarët: Shpirti nuk vdes, ja çfarë ndodh me të pas vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In