Një pjesë e administratës do të marrë rroga më të larta vitin e ardhshëm. Sipas planfikimit, rritja 7% do të shkojë në spitale, shkolla, kopshte e çerdhe.
Ndërkohë, pensionistët do të marrin një shtesë që do të llogaritet sipas shtrenjtimit të çmimeve.
Vendimi pritet të merret në vitin 2023, sipas progamit që specifikon buxheti me rritjen në nivelin 7%.
Ndërkohë, për pagën minimale e cila është rritur dy herë këtë vit, duke arritur në 34 mijë lekë, vendimarrja është në pikëpyetje, por rritja e saj do të jetë progresive për të arritur në 40 mijë lekë në vitin 2025.
Edhe pensionet do të rishikohen. Ato do të rriten po aq sa inflacioni, ndërmjet nivelit 3-6%. Kujtojmë se pensionistët këtë vit, kanë përfituar rritje 9.5% në përfitimet e tyre mujore.
/s.f