• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PROFIL/Pablo Eskobar, jeta e baronit më të madh të drogës në histori

by
09/09/2015 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PROFIL/Pablo Eskobar, jeta e baronit më të madh të drogës në histori

1409127735144_wps_2_Undated_file_photo_showinMjeshtri i krimit që sundoi një prej perandorive më të mëdha mafioze në histori. Kush ishte mbreti i kokainës që synoi hyrjen në politikë.

Pablo Emilio Eskobar Gaviria ishte bosi i drogës kolumbiane dhe lideri i një prej organizatave kriminale më të fuqishme. Gjatë zgjerimit të pushtetit të tij në vitet 1980, ai kontrollonte një perandori të madhe të drogës dhe një seri vrasjesh që mbulonin globin. Ai bëri miliarda dollarë, urdhëroi vrasjes e qindrave, në mos e mijëra vetëve dhe sundoi një perandori personale pallatesh, aeroplanësh, kopshtesh zoologjikë dhe kishte ushtrinë e vet të kriminelëve.

Vitet e para

I lindur më 1 dhjetor 1949, në një familje të shtresës së ulët, Pablo i vogël u rrit në Medellin, rrethinë e Envigado-s. Si djalë i ri, ai ishte tepër ambicioz dhe shpesh u thoshte familjes dhe miqve të tij se një ditë do të bëhej Presidenti i Kolumbisë. Ai e filloi karrierën si kriminel rrugësh. Ai vidhte gurë varresh, shkulte emrat e shkruar në to dhe i shiste ato. Më vonë, vazhdoi me vjedhjen e makinave. Në vitin 1970 ai gjeti rrugën drejt pasurisë dhe pushtetit. Pablo blinte kokainë në Bolivi e Peru, dhe më pas e transportonte atë për ta shitur në SHBA.

Kopshti privat ku Escobar mbante kafshe ekzotike, mes tyre   edhe elefante
Kopshti privat ku Escobar mbante kafshe ekzotike, mes tyre edhe elefante

Rritja e pushtetit

Në vitin 1975, një bos droge në zonën Medellin, Fabio Restrepo, u vra. Thuhet se ishte urdhri i Eskobarit. Duke ngjitur shkallët e pushtetit, Eskobari mori kontrollin e organizatës së Restrepo-s dhe zgjeroi operimet e tij. Pak më vonë ai kontrollonte të gjithë krimin në Medellin dhe ishte përgjegjës për më shumë se 80% e transportit të kokainës në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1982, ai u bë pjesë e Kongresit të Kolumbisë. Me pushtet ekonomik, kriminal dhe politik, Eskobari ishte i kompletuar.

Hakmarrja e Eskobarit ishte legjendare. Rritja e tij u kundërshtua nga shumë politikanë të ndershëm, gjyqtarë dhe policë, të cilët nuk e pëlqenin këtë mënyrë rritjeje nëpërmjet gjërave të jashtëligjshme. Eskobari kishte një mënyrë të tijën për t’u marrë vesh me armiqtë. Ai e quante këtë mënyrë: “plata o plomo” (argjend ose plumb). Zakonisht nëse një politikan, gjyqtar apo polic hynte në rrugën e tij, në fillim ai përpiqej t’i korruptonte ata, dhe nëse kjo nuk funksiononte, ai jepte urdhër. Numri i njerëzve të ndershëm të vrarë nga Eskobari mbetet i panjohur, por sigurisht që i arrin qindrat e ndoshta mijëra.

Viktimat e tij

Edhe nëse ishe i rëndësishëm ose me post të lartë, kjo nuk përbënte mbrojtje nëse fusje hundët në punët e Eskobarit. Ai urdhëroi vrasjen e kandidatëve për presidentë dhe thuhet se pas sulmit në Gjykatën e Lartë të vitit 1985 fshihej ai. Shumë gjyqtarë mbetën të vrarë. Në 27 nëntor të vitit 1989 Eskobari vuri një bombë në avionin Avianca 203 duke vrarë 110 njerëz. Objektivi që ishte një kandidat presidencial, nuk ndodhej në bord. Përveç këtyre vrasjeve, Eskobari dhe organizata e tij ishin përgjegjës për vdekjen e një numri të madh magjistratësh, gazetarësh policësh, bile dhe kriminelëve brenda organizatës së vet.

Escobar pati qene renditur si njeriu i shtate me i pasur   ne bote nga revista Forbes
Escobar pati qene renditur si njeriu i shtate me i pasur ne bote nga revista Forbes

Pushteti absolut

Në mes të viteve 1980, Pablo Eskobar ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Revista Forbes e listoi atë si njeriu i shtatë më i pasur në botë. Perandoria e tij përfshinte një grup të madh ushtarësh e kriminelësh, një kopsht zoologjik privat, pallate dhe apartamente në të gjithë Kolumbinë, avionë privatë që I përdorte për transportimin e drogës dhe një pasuri personale prej 24 bilion dollarësh. Ai mund të urdhëronte vrasjen e kujtdo, kudo dhe në çdo kohë.

Robin Hud?

Eskobar ishte një kriminel brilant, dhe ai e dinte se do të ishte më i sigurtë sikur njerëzit e zakonshëm të Medellin ta donin atë. Prandaj, ai harxhoi miliona në ndërtimin e parqeve, shkollave, stadiumeve, kishave, madje dhe shtëpi për banorët më të varfër. Strategjia e tij funksionoi. Eskobari duhej nga njerëzit e thjeshtë, që e shihnin atë si një hero në të mirë të komunitetit të tyre.

Jeta personale

Në vitin 1976, ai u martua me 15 vjeçaren Maria Victoria Henao Vellejo, dhe kishin së bashku dy fëmijë, Huan Pablon dhe Manuelën. Eskobar ishte i njohur për punët e tij jashtë-martesore, dhe preferonte vajzat në moshë të vogël. Një nga të dashurat e tij, Virginia Valleho, u bë një personalitet i famshëm në televizionin kolumbian. Por përveç këtyre tradhtive, ai qëndroi i martuar me Maria Victoria-n deri në vdekje.

Problemet ligjore

Problemi i parë serioz me ligjin ishte në vitin 1976, kur ai dhe disa aleatë të tij u kapën gjatë një shkëmbimi droge në Ekuador. Eskobari urdhëroi vrasjen e oficerëve që kryen arrestimin dhe çështja u hodh poshtë menjëherë. Më vonë, në kulm të pushtetit të tij, pasuria dhe hakmarrja e Eskobarit ua bënin autoriteteve kolumbiane të pamundur vënien e drejtësisë në vend për problemet e tij ligjore. Çdo herë që bëhej një përpjekje për të limituar pushtetin e tij, ata që ishin përgjegjës për këtë ose korruptoheshin ose vriteshin. Presoni ishte i madh, por nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila e donte Eskobarin të ekstraduar për t’u përballur me akuzat e drogës, ai përdori të gjithë pushtetin e tij dhe terrorin për ta parandaluar këtë gjë.

Burgu ‘La Catedral’

Në vitin 1991, falë presionit që rritej për ta ekstraduar Eskobarin, qeveria kolumbiane dhe avokatët e tij arritën një marrëveshje interesante. Eskobari do t’i nënshtrohej një burgimi me afat kohor prej 5-vjetësh. Do të kishte burgun e tij personal dhe nuk do të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara ose në ndonjë vend tjetër. Burgu ‘La Catedral’ ishte një fortesë elegante e pajisur me xhakuzi, një ujëvarë, fushë futbolli dhe një bar. Eskobari kishte bërë negociata që t’i zgjidhte vetë rojet tij. Ai ndërtoi perandorinë e tij brenda La Catedral, duke dhënë urdhra nëpërmjet telefonit. Nuk kishte të burgosur të tjerë në La Catedral. Sot ky burg është i rrënuar, dhe ka plot gjahtarë thesaresh që kërkojnë objekte të fshehura nga Eskobari.

Kopshti privat ku Escobar mbante kafshe ekzotike, mes tyre   edhe elefante
Kopshti privat ku Escobar mbante kafshe ekzotike, mes tyre edhe elefante
Vila ku jetonte Escobar
Vila ku jetonte Escobar

Komandimi

Të gjithë e dinin që Eskobar po komandonte nga brenda burgut, por në korrik të vitit 1992, u zbulua se ai kishte urdhëruar sjelljen e disa të pabesëve brenda në La Catedral dhe në fund i kishte torturuar dhe vrarë. Kjo ishte tepër e rëndë për qeverinë kolumbiane dhe u bënë plane për transferimin e tij në një burg normal. Por gjatë ekstradimit, Eskobari u arratis dhe u fsheh. Qeveria amerikane dha ndihmën e saj për ndjekjen e Pablos. Në fund të vitit 1992, dy organizata ishin në ndjekje të tij: ‘Blloku Kërkimor Special’, një skuadër e mirë-trajnuar kolumbiane dhe ‘Los Pepes’ një organizatë armike e Eskobarit e përbërë nga anëtarët e familjeve të viktimave të tij dhe e financuar nga rivali kryesor i tij, Cali Cartel.

Fundi

Më 2 dhjetor të vitit 1993, forcat e sigurisë kolumbiane duke përdorur teknologjinë amerikane e lokalizuan vendndodhjen e Eskobarit të fshehur në një shtëpi të klasës së mesme në Medellin. ‘Blloku Kërkimor’ u vu në ndjekje të tij duke e rrethuar dhe u përpoq ta sillte në paraburgim. Por Eskobarit vendosi t’i luftonte ata. Pablo u vra gjatë përpjekjeve për t’u arratisur nga çatia. U qëllua në trup dhe në këmbë por goditja finale ishte në veshin e tij, duke na lënë të besohet se kishte kryer vetëvrasje. Shumë të tjerë besojnë se ishin forcat policore kolumbiane që e kishin ekzekutuar atë.

Me Eskobarin të vdekur, organizata kriminale e Medellin e humbi pushtetin e saj përballë rivalëve, Cali Cartel, të cilët dominuan derisa qeveria lolumbiane arriti t’i mbyllte deri në mesin e viteve 90’. Pablo Eskobar akoma kujtohet nga të varfërit e Medellin si një faktor i mirë për shoqërinë. Ai është bërë subjekt i shumë librave, filmave dhe uebsajteve të ndryshëm që vazhdojnë të flasin për këtë mjeshtër të krimit, që dikur sundoi një prej perandorive më të mëdha kriminale në histori.

Next Post

De Biasi premton: Mundim Serbinë dhe kualifikohemi në Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In