• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Profili/ Kush është Skripal, ish-spiuni i dyfishtë që bën Moskën të dridhet

by Java News
12/03/2018 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga: Luigi Ippolito/

Agjenti i dyfishtë rus Sergej Skripali dhe e bija u gjetën të dielën pa ndjenja me shenja helmimi në qytetin e vogël anglez, Salisbury. Që atëherë ata luftojnë për jetën në spital. Ish-agjenti rus dhe bija e tij Yulia, sipas policisë britanike janë viktima të një helmi nervor. Por kush është agjenti i dyfishtë rus që kaloi tek britanikët për para? Prestigjiozja italiane “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull jetës dhe mistereve që kanë ndjekur nga pas ish-agjentin të cilit i trembet edhe Moska vetë.
Emri i koduar: “Forthwith”, pa vonesë. Ndoshta sepse informacioni që jepte ishte i shpejtë dhe i saktë. Por ajo që është e sigurtë është se Sergej Skripal, ish-spiuni rus i helmuar në Salisbury, ishte një nga “agjentët e dyfishtë” që i ka bërë më shumë dëme shërbimeve sekrete të Moskës dhe për inteligjencën britanike përfaqësonte prej vitesh një burim i paçmuar informacionesh të rezervuara.
Zyrtari i Gru (spiunazhi ushtarak rus) u afrua nga perëndimorët në mesin e viteve ’90 kur ishte me bazë në Spanjë. Sipas ngjarjes së treguar nga Times, ishin agjentët e Madridit ata që kuptuan të parët se Skripal mund të rekrutohej: jo për ideologji, por për para.

Në atë kohë ishte epoka e presidencës së Boris Jelcin, koha e dekompozimit e asaj që mbeste nga Bashkimi Sovjetik, vitet kur shumë funksionarë rusë kishin frikë nga varfëria dhe i shiteshin ofruesit më të mirë. Në të gjitha nivelet, përfshirë ata të “botës së hijeve”.

Gjithsesi spanjollët vendosën ta “kalonin” Skripal tek anglezët. Ata e çuan të kontaktonin një 007 që hiqej si biznesmen. Rusi i tregoi që ishte një spiun dhe ishte në gradë të jepte informacione të detajuara mbi strukturën e shërbimeve sekrete të Moskës, përfshirë identitetet e qindra agjentëve dhe arriti t’u kalonte perëndimorëve të gjithë listën telefonike të Gru.

Pas rikthimit në atdhe, Skripal vazhdoi të rikthehej shpesh në Spanjë, zyrtarisht për t’u kuruar për diabetin. Në fakt, shërbimet sekrete angleze i kishin blerë pronë të madhe pranë Malagës, ku zhvilloheshin takimet me 007 e Londrës. Herë pas herë spiuni rus merrte nga 5000 deri në 6000 dollarë që i depozitonte në një bankë spanjolle.

Në një rast Skripal kërkoi një takim urgjent në këmbim të 10 mijë dollarëve dhe një agjent angleze fluturoi nga Londra një ditë me pas me paratë me vete.

Megjithatë rusi nuk ishte i shtyrë vetëm nga lakmia. Me kalimin e kohës nisi të tregonte gjithnjë e më shumë interes për Anglinë, edhe pse “rekrutuesit” e tij preferonin ta mbanin mes Rusisë dhe Spanjës për të mos ngjallur dyshime.

Madje edhe bashkëshortja Ludmila ishte e përfshirë. Të paktën në një rast ishte ajo që shkoi dhe mori pagesat. Edhe pse dukej se nuk e dinte faktin se bëhej fjalë për aktivitete spiunazhi. I ishte thënë që ishin transaksione financiare.

Loja mbaroi në vitin 2004, kur një i infiltruar në shërbimet sekrete spanjolle shiti Skripal-in tek rusët. Ai u arrestua dhe u dënua për tradhti.

Por në vitin 2010, Moska pranoi ta shkëmbente, sëbashku me spiunë të tjerë, me një grup spiunësh të kapur nga perëndimorët.

Skripal u transferua në Angli, por nuk doli në pension.

Vazhdoi ti takonte 007 britanikë dhe t’i furnizonte me informacione mbi strukturën dhe metodat e spiunazhit rus.

Çdo muaj vinte nga Londra një agjent që e çonte në një restorant francez në Salisbury, një zakon që duket se do të rezultojë fatal.BW

ma.me

Next Post

Vdekja e nënës me foshnjën, gruaja kishte të tentuar disa herë të ndërpriste barrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In