• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

PROFILI: Gruaja që fluturon, kush është shefja e parë e të gjitha shërbimeve sekrete amerikane?

by Ardit Rada
23/01/2021 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 qeveria amerikane erdhi në përfundim se ka munguar koordinimi i duhur mes shërbimeve sekrete amerikane për të luftuar rreziqet që kanosen nga terrorizmi. Për të koordinuar shërbimet e shumta ushtarake, civile, të brendshme dhe të jashtme, u vendos të krijohet posti i drejtorit të shërbimeve sekrete nacionale. Së fundi këtë post e kanë mbajtur Richard Grenell, i mirënjohur diplomat i dobët, por tepër ambicioz, dhe John Ratcliffe. Tani Joe Biden e ka emëruar në postin e koordinatores së shërbimeve sekrete Avril Haines. Ajo ka një biografi jashtëzakonisht interesante.

Haines është 51-vjeçare dhe është rritur në New York si fëmijë i vetëm, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në një portret. Si e re ajo u kujdes për të ëmën e saj, e cila vdiq kur Haines ishte sall 15-vjeçare. Pas përfundimit të shkollimit fillestar, ajo shkoi në Japoni dhe ndoqi trajnime në një akademi të xhudos. Atje mori rripin bojëkafe – shkalla e dytë për nga rëndësia në xhudo. Mandej Avril Haines u kthye në Chicago, ku studioi fizikë teorike. Krahas studimeve ajo restauroi një avion të vjetër, mësoi të fluturojë dhe deshi të kalojë Atlantikun me avion. Por për shkak të problemeve teknike me avionin “Cessna 310” ajo aterroi me Newfoundland. Bashkë me të atëbotë ishte i dashuri i saj, i cili tani është burri i saj.

Pas kësaj aventure Avril Haines shkoi në Baltimore për të shkruar një punim doktorate, por brenda një viti hoqi dorë nga ky synim dhe hapi një librari. Në qytet libraria ishte e njohur, mes tjerash, edhe për një koleksion të gjerë të literaturës erotike. Pas librarisë Haines iu kthye sërish universitetit dhe studioi drejtësi.

Tek pastaj ajo filloi të punojë në administratën shtetërore, së pari në ministrinë e Jashtme, mandej në Senat, ku u njoftua me Joe Bidenin dhe më 2008 iu bashkua ekipit të tij pas zgjedhjes së Barack Obamës president dhe Bidenit nënpresident. Në këtë qeveri Avril Haines punoi në Këshillin për Siguri Nacionale, pastaj u bë zëvendësdrejtori e CIA dhe më vonë zëvendëse e këshilltarit për siguri nacionale. Në katër vitet e fundit ajo ligjëroi në Universitetin Columbia.

Gjatë prezantimit si koordinatore e të gjitha shërbimeve sekrete Avril Haines premtoi se përherë do t’ia thotë të vërtetën presidentit. Politika, shtoi Haines, nuk duhet të përzihet në punën e shërbimeve sekrete. Kjo u kuptua si kritikë e ashpër ndaj Donald Trumpit. Avril Haines premtoi se do ta publikojë raportin sekret mbi vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi. Të mërkurën Senati e konfirmoi me 81 vota Avril Haines si gruan e parë në postin e drejtores së të shërbimeve sekrete nacionale./a.p

Next Post
Suedi, një gabim në vaksinim: Në pritje të përgjigjes nga Moderna

Suedi, një gabim në vaksinim: Në pritje të përgjigjes nga Moderna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In