• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Profilet/ Dy biznesmenët miliarderë që përplasën Bashën dhe Ramën

by S M
27/09/2018 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS / Lulzim Basha i ka shpallur luftë biznesit, duke hartuar një ‘listë të zezë’, ku propozon sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin. Kreu i PD paralajmëroi sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe privatë të përfshirë në afera korruptive, tendera, koncesione dhe PPP.

Lulzim Basha i përmendi me emra, ata që sipas tij janë oligarkë që kanë përfituar koncesione në kundërshtim me ligjin

Bashkim Uaj, Vilma Nushi, Ilir Rrapaj, Jani Karathano, Stela Gugaro, Klodian Zoto, Shefqet Kastrati, Pëllumb Salillari dhe Rrok Gjoka, janë disa nga emrat e Bashës
Por ‘lista e zezë’ e Bashës ka ndezur një tjetër “luftë” në politikën shqiptare.

PS ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bashës, duke hedhur akuza se lideri i PD i sulmon sipërmarrësit për të vjelur taksën e ‘kunatit’. Prej dy ditësh PS ka denoncuar dy raste, ku sipas saj vetëm brenda një viti, kunati i Bashës ka marrë prej kompanisë “Gener 2” mbi 220 milionë lekë.

Gjatë të njëjtës kohë, kunati ka përfituar pothuajse 100 milionë lekë nga tre kompani të zotëruara prej grupit “Kastrati”, deklaroi sot PS. Por Lulzim Basha nuk i është përgjigjur pyetje së PS; Pse kur biznesmenet i japin lekë kunatit të Bashës janë të ndershëm dhe kur bëjnë vepra publike, janë të inkriminuar?

Por paradoksi qëndron në faktin se Lulzim Basha po denoncon biznesmenë që kanë që shumë të lidhur me PD, siç është rasti i Bashkim Ulaj

Ulaj është përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Thumanë-Vorë një projekt që kushton 225 milionë euro

Ndërsa Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari, janëy përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot-Morinë ose ‘Rrugës së Kombit’

LISTA/Emrat e denoncuar nga PD

Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);
Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot-Morinë;
Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar
Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);
Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Thumanë-Vorë (225 milionë euro);
Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;
Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve malës të karburantëve gazit të lëngshëm
Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier-Ballsh-Vlorë
Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;
Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);
Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);
Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorik (104 milionë euro);
Po kush janë dy biznesmenet miliarderë që përplasën Bashën dhe Ramën? Javanews.al sjell një profil të shkurtër të tyre:

Kush është Bashkim Ulaj

Bashkim Ulaj është një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend, i përfolur shpesh për lidhje të fuqishme politike. Pasuria e tij përllogaritet në rreth 350 milionë dollarë. Ai i ka siguruar këto para nëpërmjet biznesit të fibrave optike, firmave të ndërtimit e disa kompanive të tjera.

Ulaj është me origjinë nga fshati Vuthaj. Familja e tij është vendosur në Laç në vitet gjashtëdhjetë. Si biznesmen ai është ofruar për ndërtime në Tiranë pas vitit 1997 kur bashkia drejtohej nga Albert Bokaj, por ka vazhduar ndërtimet dhe pasi në pushtet ka ardhur Edi Rama.

Gjatë kësaj periudhe Ulaj ka siguruar leje në zona strategjike në Tiranë siç është ajo rreth Radiotelevizionit Shtetëror. Në vitin 2004, Bashkim Ulaj i ka shitur familjes Berisha tri apartamente të deklaruara me çmime simbolike.

Ai ka përfituar kontrata të shumta për punë publike dhe leje për kantiere ndërtimi gjatë 20 viteve të fundit, por periudha e “lulëzimit” të tij njihen tetë vitet e qeverisjes së djathtë siç përflitet gjerësisht në media dhe në qarqe të ndryshme biznesi.

Kujtojmë se gjatë viteve 2005-20013, emri i tij është përfolur me qindra herë si një prej njerëzve të afërt me kryeminsitrin e asaj kohe Sali Berisha. Me ardhjen e Berishës në pushtet, Ulaj ka zhvilluar dukshëm bizneset e tij duke përfituar dy licenca fabrika çimentosh, miliona euro tendera në KESH dhe prej vitit 2007, nga një kompani anonime, është bërë kompani lider në ndërtimin e rrugëve, duke fituar çdo garë ku futet.

Në vitin 2009, Ulaj përfundoi ndërtimin e kullës së njohur në Tiranë si “Coin”, apo “Aba Bussines Center”. Sot e kësaj dite aty zotëron zyrën ish-kryeministri Sali Berisha.

Në vitin 2011, përmes manovrës me një kompani me bazë në Qipro, ai arriti të sigurojë një prej kontratave më të mëdha për kohën, tenderin 40 milionë euro për fibrat optike. Nëse shihni një gjurmë që ju ndjek në të gjitha rrugët kryesore të Shqipërisë, anash korsisë së rrugës ku po udhëtoni, kjo vjen nga hapja e asfaltit që i është bërë gjatë punimeve të shtrirjes së fibrës nga kompania në fjalë.

Gjatë këtyre viteve kompania “Gener 2” në pronësi të Bashkim Ulajt ka siguruar një sërë kontrastash të rëndësishme per ndërtim rrugësh. Një prej tyre është edhe ajo e ndërtimit të një pjese të Unazës së Madhe në Tiranë.

Kur demokratët dorëzuan pushtetin në vitin 2013, Ulaj ishte duke realizuar disa kontrata të rëndësishme. Por, fuqia e tij si biznesmen nuk u zbeh edhe me mbërritjen e socialistëve në pushtet që dikur e quanin “njeriu i Berishës”.

Perandoria e tij vijon fuqizimin dhe kontrata më e madhe që ka përfituar është konçesioni për autostradën Tiranë- Thumanë-Vorë me vlerë 225 milionë euro. Duket se përfitimi i kontratave edhe me qeverinë socialiste ka sjellë “xhelozi” te e djathta që biznesmeni që konsiderohej më pranë tyre tashmë vijon të zgjerojë influencën në biznes edhe me të majtët.

Bashkim Ulaj tashmë po ndërton edhe një kompleks pallatesh pranë digës së liqenit, një çështje që ka përplasur politikisht të majtë e të djathtë. Kujtojmë se Ulaj siguroi leje për 5 kulla 17-katëshe kur kryebashkiak ishte Lulzim Basha, që sot e quan Ulajn oligark të qeverisë.

Në vitin 2015 ndërtimet u pezulluan pas padisë së kryetarit të ri të bashksië, socialistit Erjon Veliaj. Ndërtimi i pallateve rinisi në vitin 20018, pasi Gjykata Administrative e Apelit ka dhënë dritën jeshile.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar Bashkia e Tiranës, që thotë se ky verdikt është marrë në fshehtësi. “Gjykata Administrative e Apelit, në një mbledhje të pa njoftuar dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik, vendosi të lërë në fuqi lejen për ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial, “dhurata” që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri qytetit të Tiranës në vitin e fundit të mandatit të tij”.

Ulaj po hap edhe një televizion informativ.

Kush është Shefqet Kastrati

Shefqet Kastrati është një nga emrat më të njohur të sipërmarrjes private në Shqipëri. Pasuria e tij eshte rreth 170 milion $ (pronar i vetem i kompanise Kastrati sh.a si dhe zoteron aksione ne kompani te ndryshme si Albsig , Digitalb)

Koncesioni për rrugën e Kombit është edhe një ndër arsyet ku nisi përplasja me PD. Albanian Highway Concession, është nje projekt i rëndësishëm i Kastrati Group. Koncesionari parashikon ndërtimin e disa urave dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit

Sipas PD, Shefqet Kastrati, ka marrë 70 milionë euro në 4 vitet e fundit

Që prej vitit 2014 Kastrati sh.a. është partner ekskluziv për rajonin i gjigandit botëror të prodhimit dhe tregtimit të karburanteve, Exxon Mobil. Aktualisht kompania numëron mbi 170 pika karburanti në të gjithë.

E themeluar në vitin 2004, shoqëria e sigurimit ALBSIG sh.a. është pjesë e Grupit Kastrati.

Tre kompanitë kryesore të Kastratit, të renditura në Top 200 kompanitë më të mëdha shqiptare, Kastrati SHA, Kastrati dhe Albania Siguracion(Albsig) kanë realizuar gjatë vitit 2015 një volum aktiviteti në nivelin e mbi 450 milionë dollarëve. Mirëpo veprimtaria e grupit është më e gjerë se kaq. Sepse ai përfshin gjithashtu edhe veprimtari hoteliere, bar restorantesh, ndërtimin.

Gjatë vitit 2015 pjesë e Kastrati Group u bë edhe “Autostar Albania”, kompania që merret me tregtimin e makinave të reja të markës së mirënjohur Mercedes Ben

(Alfons Çupaj, Andi Malasi)

Next Post
Kunati / `Mina me Sahat’ e Lul Bashës!

Kunati / `Mina me Sahat’ e Lul Bashës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In