• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PROFILET/ 10 lordët më të mëdhenj të drogës të të gjitha kohrave

by
10/09/2015 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pablo Escobar dhe El Chapo Guzman
Pablo Escobar dhe El Chapo Guzman

PROFILET/ 10 lordët më të mëdhenj të drogës të të gjitha kohrave

Të gjithë kemi dëgjuar shumë që të flitet për bizensmenë të pasur dhe listën që publikohet çdo vit për ta duke i rënditur si njerëzit më me influencë në botë, falë shpikjeve apo pasurive të akumuluara nga puna. Por shumë pak është për biznesmenë të llojit tjetër të cilët janë po aq të fuqishëm sa edhe Bill Gates apo Rupert Murdock, por vetëm me një ndryshim. Ata operojnë krejtësisht në tregje të tjera të cilat, nuk kanë asnjë lidhje me ato ndërkombëtare. Bëhet fjalë për drogën. Bosët e tyre edhe pse në fshehtësi kanë arritur të kenë sukseset e tyre duke shtënë në dorë një sasi marramendëse parash, të cilat arrijnë në miliarda dollarë. Ata kontrollojnë pothuajse, krejt tregun ndërkombëtar të drogës, dhe në këtë pikë lufta e policisë ndaj këtij biznesi të jashtëligjshëm dhe fitimprurës, duket se nuk ka luajtur ndonjë rol të madh. Sigurisht zotët e drogës kanë një origjinë dhe fundin e një historie e cila nuk ka se ku të fillojë ndryshe, përveç se në Amerikën e Jugut. Atje kanë filluar të krijohen edhe grupet që më pas të kthehen në kartele.

1- Pablo Emilio Eskobar

Gaviria Pablo Emilio Eskobar Gaviria ishte një nga zotët më të njohur dhe të dhunshëm të drogës që i përkiste kartelit Medelin. Eskobar u vra nga “Blloku i Kërkimit”, një grup policësh kolumbianë të cilët i ishin dedikuar kapjes së Eskobarit, mbi një çati në Kolumbi në vitin 1993. Por në këtë kohë karteli ishte dëmtuar shumë rëndë. Megjithatë nuk do të kishte asnjë pushim. Pas vdekjes së Eskobarit, kartelli Mendelin u copëzua dhe tregu i drogës shumë shpejt u dominua nga karteli rival i Cali-t, deri në fund të viteve ’90, kur liderët e tyre u vranë apo u kapën nga forcat e qeverisë. Megjithatë emri i tij vazhdon të përflitet edhe aktualisht ndodhet në top listën e trafikantëve më të mëdhenjë të drogës në botë.

2- Joaquin ‘El Chapo’ Guzman Loera

“Shkurtabiqi Guzman” nuk është më i gjatë se 167 cm, por ai është emëruar si lordi më i madh i drogës i të gjitha kohrave sipas Administratës Amerikane Kundra Drogës. “Kumbari i drogës botërore” eksporton kokainë, marijuanë, heroinë dhe metamfetaminë në SHBA, Azi dhe Europë. “El Chapo”, ose shkurtabiqi, siç është dhe nofka e tij në ciklet mafioze, drejton kartelin më të madh të drogës të “Sinaloa” dhe akuzohet se “përdor qytetin Çikagos si vendin më të përshtatshëm për të tregtuar sasi shumë të mëdha droge, armësh dhe një sërë krimesh të tjera, si dhe shtrihej dhe në shtetet e mesme”, nënvizon komisioni i departamentit të luftës së krimit të organizuar në Çikago. Trafikanti më i kërkuar i drogës në botë, u arrestuar nga autoritetet amerikane dhe meksikane në një hotel në qytetin bregdetar Mazatlan, në Meksikë, por ai vetëm para pak muajsh bëri një arratisje spektakolare. Karteli Sinaloa ka qenë në qendër të një lufte për territor me kartele të tjera droge që veprojnë në pjesën veriore të Meksikës. Ai konsiderohet si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë. Revista Forbes e rendit Guzmanin si një ndër personat më të fuqishëm në botë, dhe thotë se pasuria e tij tejkalon 1 miliard dollarë.

3- Amado Karilo Fuentes

Ashtu si trafikanët e drogës në Meksikë, Karilo po transportonte katër herë më shumë kokainë në SHBA, më shumë se në pjesët e tjera të botës, duke ndërtuar një pasuri prej 25 miliard dollarësh. Ai u quajt El Senior de los Cielos (Zoti i qiejve) për projektin e tij pionieristik në përdorimin e 22 avionëve jet 727, për transportimin e kokainës kolumbiane drejt aeroporteve urbane dhe aeroporte të pista rreth Meksikës, duke përfshirë edhe Juarez. Në muajt përpara vdekjes së tij, administrata amerikane kundër drogës e ka përshkruar si trafikantin më të fuqishëm të drogës në këtë epokë, dhe shumë analistë kanë mbështetur faktin se përfitimet nga trafiku i drogës i afroheshin shifrës marramendëse prej 25 miliard dollarësh duke e bërë njeriun më të pasur në botë.

4- Osiel Kardenas Guilen

Kardenas është një zotëri droge meksikan i cili është lideri simbolik i kartelit të Gjirit. Në fillim ishte një mekanik i Matamoros, ai hyri në kartelin e Gjirit, duke ndihmuar Chava Gomez (kapo në ato momente) dhe më vonë ka marrë kontrollin duke vrarë Gomez. Kardenas fitoi emrin “el Mata Amici” (Miku–Vrasës). Në vitin 1999, në Matamoros, ai kërcënoi të vriste dy agjent federal të SHBA-ve, njëri prej të cilëve po transportonte një informator të kartelit Golfo nëpërmjet Matamaros. Kardenas dhe më shumë se 40 njerëzit e tij rrethuan makinën e agjentëve afër qëndrës. Pas një bisede të tensionuar agjentët folën sipas mënyrës së tyre duke i kujtuar se nëse ata vriteshin SHBA do ti gjëmonte për të gjithë jetën. Pas incidentit, FBI do të ofronte një çmim prej 2 milion dollarësh për arrestimin e Kardenas. Kardenas u kap nga ushtria amerikane në një luftë me ushtarët e kartelit të Gjiri, në mars të 2003, në Matamoros.

5- Xhilberto Rodriguez Orejela

Karteli Cali u formua në vitet ‘70 nga Jonathan Almanza-Orejuela dhe Jose Santacruz-Londono dhe u ngrit në qetësi pranë rivalëve të saj të dhunshëm, karteli Medelin. Por ndërkohë që karteli Medelin po fitonte një reputacion ndërkombëtar për brutalitetin dhe vrasjet, trafikantët e Cali-t u pozicionuan si biznesmenë legjitim. Kjo ndërrmarje unike e krimit në fillim e zhvilloi vetveten në falsifikime dhe sekuestrim personash, por gradualisht u zgjerua në bazë të kontrabandës së kokainës nga Peruja e Bolivia, për konservimin e pluhurit të kokainës. Pas Medelin ky kartel mbahet si më i rëndësishmi duke thithur dhe përfituar miliona dollarë nga trafiku i drogës që përfundonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

6- Manuel Noriega

Për më shumë se një dekadë, panamezi Manuel Noriega ishte i mirëpaguar si bashkëpunëtor i CIA-s, edhe pse dihej nga autoritetet e drogës amerikane që nga viti 1971, që gjenerali ka qënë i implikuar shumë rëndë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Noriega lehtësoi fluturimet “armët-për-drogën” për kontras-ët, duke i dhënë mbrojtje dhe pilotë, ashtu si edhe strehim për funksionarët e kartelit të drogës dhe shërbimet bankare diskrete. Për shumë kohë ai u kthye në njeriun kyç të Panamasë në një kohë kur i gjithë rajoni ishte shumë i trazuar nga luftrat civile dhe përmbysjet e pushtetit. Ky ka qënë edhe momenti më i artë që shfrytëzoi Noriega, duke pasur edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë luajtur një rol dhe kanë pasur një influencë në këtë rajon.

7-Ismael Zambada Garcia

Zambada nuk është një emër familjar, e megjithatë u kthye në trafikantin e drogës më të kërkuar në Meksikë dhe shumë shpejt parashikohet që ai ti shtohet listës së FBI-së dhe DEA-s të SHBA-së si njerëzit më të kërkuar, i tha një agjent i drogës meksikane agjensisë së lajmeve Asocciated Press. Prokurori më i madh meksikan i antidrogës Jose Santiago Vasconcelos, e konsideroi Zambadën “Numrin 1 të shpërndarësve” dhe ka thënë se i kërkuari është bërë më i fuqishëm pas rënies së shokëve të tij, midis të cilëve njëri është vrarë me urdhrin e Zambadas. Edhe pse ende nuk ka një informacion të saktë lidhur me vendodhjen e tij, praseprarë ai është kthyer në trafikantin më të të kërkuar të momentit pasi ka shtënë në dorë tregtinë më të madhe të drogës në Meksikë drejt SHBA-së.

8-Klass Bruinsma

Klaas Bruinsma ishte zotëria më i madh i drogës hollandeze, i goditur për vdekje nga ana e mafias dhe ish-zyrtari i policisë Martin Hoogland. Ishte i njohur si “De Lange” (“I gjati”) ose edhe si “De Dominee” (“ministri”), për shkak të veshjes së tij të zezë dhe zakoni i tij për të dhënë leksione. Në 2 tetor 2003, një ish-bodigard i Bruinsman, Charlie da Silca, ka deklaruar në një shoë televiziv se Mabel Ëisse Smit kishte qënë një mik i ngushtë i Bruinsmanot dhe ishte i ftuar fiks në jahtin e tij gjatë netëve. Ëisse Smit, që në atë pikë ishte i fejuar me Prince friso, i kishte thënë kryeministrit Jan Peter Balkenede dhe Mbretëreshës Beatriçe, se kishte qënë vetëm në dijeni të njohjes me Bruinsmanit. Për shkak të këtij incidenti, qeveria hollandeze ka vendosur që të mos kërkojë autorizimin e parlamentit për martesën, duke i shkaktuar Prince Frisos, humbjen e pretendimit për fronin e Hollandës pas martesës me Ëisse Smit.

9-Frenk Lukas

Frenk Lukas është një ish-shpërndarës i heroinës dhe bosi i kriminalitetit të organizuar që operonte në Harlem gjatë fundit të viteve ’60 dhe fillimet e viteve ’70. Ai ishte veçanërisht i njohur për të nxjerrë jashtë tregut ndërmjetësit e tregtisë së drogës dhe blerjen e heroinës drejtpërsëdrejti nga burimi në “Trekëndëshin e Artë”. Lukas përparonte me kontrabandën e heroinës me arkivolet e ushtarëve të vrarë amerikanë, por ky afermacion është mohuar nga bashkëpronari i tij aziatiko jugor, Leslie “Ike” Atkinson. Karriera e tij u dramatizua në vitin 2007 në filmin “American Gangster”, ku përshkruhej jeta dhe ngritja e tij në botën e krimit dhe në atë të shpërndarjes së heroinës, i cili ishte produkti më i trafikuar

10-Zhenli Ye Gon

Zhenli Ye Gon, lindi në 31 janar të 1963 në Shangai, është një biznesmen meksikan me origjinë kineze i akuzuar për trafikun e pseudoefedrinës nga Meksika në Azi. Ai është përfaqësuesi ligjor i Unimed Chem Pharm Mexico. Është afirmuar se është i lidhur me kartelin e Sinaloas. U bë shtetas meksikan në 2002. Dy agjentë federalë që u përfshinë në arrestimin e tij u gjetën të vdekur në shtetin jugor të Meksikës Guerrero. Që atëherë ai u rrit me 350 milion dollarë dhe pjesa më e madhe e pasurisë së tij gjeti mënyrën e saj në Las Vegas. Mbeti primar në “The Venetian” (Las Vegas0, ku rregullisht ka vënë baste me shuma prej 200 mijë dollarësh. Ka humbur shumë. Sipas stimës së DEA-s humbjet llogariten deri në 40 milion dollarë. Ata mendojnë tani se është afërsisht tek 126 milion dollarë. Kur autoritetet kontrolluan shtëpinë e tij i gjetën 200 milion dollarë.

Next Post

INTERVISTA/ Sokol Cikalleshi: Do shënoj golin që do dërgoj Shqipërinë në “Euro 2016”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In