• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Profil/ Ndërroi jetë në kështjellën e preferuar: Monarkja e dytë që ka qëndruar më gjatë në fron në histori, kush ishte Mbretëresha Elisabeth II

by Java News
08/09/2022 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota u trondit sot nga një lajm i hidhur, ndarja nga jeta e mbretëreshës Elisabetë II. Mbretëresha ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare në kështjellën e Balmoral, vendi i saj i preferuar.

Mbretëresha Elisabetë II, e lindur më 21 prill 1926, është monarkja e dytë që ka qëndruar më gjatë në fron në histori, 70 vjet, e dyta pas Louis XIV të Francës, i cili u bë mbret në moshën 4-vjeçare. Fundjavën e kaluar, Jubileu Platinte i 96-vjeçares u shënua me katër ditë festime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëresha u bë monarke në moshën 25-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj në orët e para të 6 shkurtit 1952.

Në atë periudhë kryeministër ishte Winston Churchill, admirues I babit të saj. Në shtator 2015, ajo u bë monarkja britanike me mbretërimin më të gjatë, duke tejkaluar edhe stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Victoria. Ajo tha në atë kohë se nuk ishte një titull “të cilin e ka aspiruar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu u bë monarkja grua më jetëgjatë në historinë botërore atë ditë. Mbretëresha ka marrë më pak detyra zyrtare kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa anëtarët e familjes së saj – veçanërisht Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, kanë marrë një rol më të spikatur. Mbretëresha Elisabetë, një figurë mjaft e dashur për britanikët, ka gëzuar shumë njerëz duke u shfaqur në ballkonin e Pallatit Buckingham gjatë fundjavës jubilare.

Në mbyllje të këtij eventi të rëndësishëm, ajo tha në një letër falënderimi për publikun britanik se ishte “e përulur dhe e prekur thellë” nga numri i njerëzve që kanë festuar përkrah saj. Teksa ka munguar në disa prej eventeve kohët e fundit, mbretëresha Elisabetë është shprehur “Mbetem e përkushtuar për t’ju shërbyer me të gjitha mundësitë e mia, e mbështetur nga familja ime”. Mbretëresha ishte e martuar për më shumë se 73 vjet me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili u nda nga jeta në prill 2021.

Ata kanë katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër. Princi Charles është djali i saj i parë, më pas është Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward. Rendi i trashëgimisë përcakton se cili anëtar i familjes mbretërore bëhet monark kur ai ekzistues vdes ose largohet. I pari në radhë – trashëgimtari i fronit – është fëmija më i madh i monarkut. Rregullat e trashëgimisë mbretërore u ndryshuan në vitin 2013 për të siguruar që djemtë të mos kenë më përparësi ndaj motrave të tyre më të mëdha. Princi Charles është trashëgimtari i Mbretëreshës.

 

Djali i tij i madh, Princi William, është i dyti në radhën e fronit dhe fëmija i madh i William, Princi George, është i treti. Mbretëresha Elisabetë ka luajtur një rol të rëndësishëm konstitucional në tranzicionin e pushtetit. Të martën, ajo ftoi Liz Truss të formonte qeverinë e re. Truss është kryeministrja e 15 që emëroi mbretëresha Elisabetë. Mbretëresha Elisabetë ka udhëtuar shumë gjatë mbretërimit të saj, duke ndërmarrë shumë vizita historike jashtë vendit. E njohur për përgjegjshmërinë dhe përkushtimin e saj, ajo ka qenë një figurë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar gjatë kohërave të ndryshimeve të mëdha shoqërore. Madhëria e saj ka qenë mjaft e angazhuar, nga vizitat në bamirësi dhe shkolla, tek pritja e krerëve të shteteve. Mbretëresha e shihte shërbimin publik dhe vullnetar si një nga elementët më të rëndësishëm të punës së saj./m.j

 

Next Post
Pse nuk guxoi Sali Berisha të përballet me Alibeajn (dhe ata që kanë mbetur në rrugë)

Pse nuk guxoi Sali Berisha të përballet me Alibeajn (dhe ata që kanë mbetur në rrugë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In