• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

PROFIL/ Kush ishte Emiljano Boçi që u vra në Tiranë, nga konflikti në lokalin me muzikë tallava, deri te humbja e jetës

by Java News
16/01/2018 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emiljano Boçi, i cili mbeti i vrare ne atentat te dielen ne mbremje ne Tirane, e njihej edhe me ermin Roland, kishte rreth 2 vjet që kishte dalë nga burgu. Boçi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 10 vjet heqje liri me vendim të formës së prerë. Ai ishte arrestuar më 15 janar të vitit 2008, pasi kishte tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Leonard N., duke e qëlluar 3 herë me armë zjarri.

Për pasojë, Leonardi kishte humbur shikimin nga njëri sy. Ngjarja për të cilën u dënua Boçi e ka pasur pikënisjen në një lokal me muzikë tallave në Kombinat, ku ai me miqtë e tij janë konfliktuar me një grup personash e më pas konflikti është zhvendosur në afërsi të “Misto Mames”, në Tiranë, pasi palët kanë ndjekur njëritjetrin me makina.

VENDIMI I GJYKATES

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, Emiljano Boçi, ditën e ngjarjes ka qenë së bashku me shokët e tij, Noel P., Rigert K., Elton I. dhe Elvis K. në lokalin me muzikë live “Ade…”, në Kombinat, të Tiranës.

Në këtë lokal ata kanë qenë pas mesnatës së datës 14 janar 2010 dhe në agim të datës 15 janar 2010. Ata kanë shkuar në këtë lokal me makinën e Noelit dhe Elvisit, ku kanë konsumuar pije alkoolike për disa orë. Në të njëjtin lokal kanë shkuar edhe grupi tjetër, i plagosuri Leonard N. me shokët Alban P., Stiv B. e Xhovan M., edhe këta janë ulur në një tavolinë tjetër e kanë porositur për të pirë. Më pas, me ta është bashkuar edhe shtetasi Mirel Gj., i cili sipas dëshmisë së tij dhe të shokëve kanë qenë duke pirë me vëllain e tij dhe dy shokë të tjerë.

Pasi ata kanë ikur, Mireli i është bashkuar tavolinës ku po qëndronin Leonardi me të tjerët. Pas orës 01:00, pasi të dy pjesëtarët e tavolinave kanë pirë, kërcyer dhe kanë hedhur edhe lekë, kanë pasur një konflikt me fjalët “pse më sheh”. Në një moment shtetasi Rigert K., shoku i Emiljano Boçit, ka dalë jashtë lokalit për të folur në telefon.

Pas tij ka dalë Mireli së bashku me të dëmtuarin Leonard. Mireli është parë sy më sy me Rigertin dhe kane replikuar me fjalë “pse me shef, pse të shof” dhe i ka rënë me kokë në fytyrë Rigertit. Ky i fundit është futur në lokal, por në atë moment kanë dalë edhe shokët e tij. Njëri prej tyre, Noeli është zënë me personat që ndodheshin jashtë, më pas, kanë dalë jashtë të gjithë dhe kanë nisur të zihen me grushte.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe dëshmitarët Alban, Stivi, Xhovani, Mireli e Leonardi janë larguar nga lokali duke qëndruar të fshehur diku në Kombinat. Në këtë kohë ata kanë marrë në telefon dëshmitarin tjetër, shtetasin Emiljano Sh. dhe i kanë thënë: “Hajde na merr, se kemi bërë sherr, jemi në Kombinat”. Emiljano Sh. ka ardhur me makinën e tij dhe ai i ka dhënë çelësat e makinës Mirelit, i cili ka hipur në drejtim të makinës, Albani në vendin e parë të pasagjerit, mbrapa, pas shoferit ka qenë i ulur i dëmtuari Leonard dhe në krah të tij Stivi dhe Xhovani.

Gjatë kësaj kohe shtetasi Noel ka marrë në telefon Albanin dhe i ka kërkuar të flasë me Mirelin, duke e kërcënuar atë në telefon. Gjatë kësaj kohe që kishte kaluar, më shumë se 30 minuta, grupi tjetër, Emiljano Boçi, me shokët janë futur brenda në lokal. Në momentin që do largoheshin aty, shkon Emiljano Sh. për të marrë makinën e shokut dhe Emiljano Boçi hipën në makinën e shokut të tij, tip “Audi” dhe vihen në ndjekje të makinës ku tashmë kishte hipur Emiljano Sh., me qëllim që të gjenin ku ishin personat me të cilët kishin bërë sherr te lokali, shkruan Panorama.

Në rrugën kryesore nga Kombinati për në qendër, ata e parakalojnë makinën që po drejtonte Emiljano Sh. dhe drejtohen tek makina “Benz” që po drejtohej nga Mireli. Makinat afrohen me njëra-tjetrën duke qëndruar paralel, në afërsi të “Misto Mames”. Emiljano Boçi ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me pistoletë 3 herë në drejtim të të dëmtuarit Leonard, duke e lënë të plagosur rëndë.

ma.me

Next Post
Thaçi thirrje klasës politike: Bashkohuni, Kosova ka shumë sfida!

Presidenti Thaçi, dënon vrasjen e Ivanoviçit: Të zbardhet sa më shpejt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In