Drejtori i Përgjithsmë i Policisë, Haki Çako njoftoi sot se ka shkarkuar 12 drejtues të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit duke lajmëruar gjithashtu edhe shkrirjen dhe organizimin e plot të saj nën drejtimin e Altin Qatos.
Po kush është Altin Qato, shefi që i kërkohet të bëjë zap qytetin që ka dalë duarsh?
Ai ka mbajtur detyra të larta në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit. Aktualisht mban detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ma parë ka qenë edhe Drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit, shkruan Albeu.com.
Qato ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Beratit si edhe të Shkodrës për disa vite dhe njihet si ndër kuadrot më të suksesshëm të policisë gjatë viteve të fundit.
Me të shkuar në Elbasan, Qatos i duhet të ribëjë policinë e këtij qyteti dhe të vërë territorin nën kontroll.










