PROFIL/ Ish-ministri i Millosheviçit që u bë president: Vuçiç kërkon nesër edhe një mandat tjetër!

Vuy

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë, nesër, 3 prill, kërkon edhe një herë besimin e popullit serb, në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale, që do të mbahen atje. Sipas deklaratave të fundit të Vuçiç, në këto zgjedhje ai i ka 50 mijë vota më pak, ngase zgjedhjet serbe nuk do të mund të mbahen në Kosovë, ku pretendon se i ka këta mbështetës.

Por, kush është Vuçiç, një politikan i vjetër, i cili i shërbeu edhe diktatorit famëkeq serb, Slobodan Millosheviç, në kohën kur u kryen krime të llahtarshme në Kosovë e Bosnjë?

Aleksandar Vuçiç ka lindur me 5 mars 1970 në Beograd. Në vitin 1988 ai ka përfunduar mësimet në gjimnazin “Zemunska” dhe ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Juridik, në vitin 1994.

Partisë Radikale Serbe, i është bashkuar në vitin 1993, pjesë e së cilës është edhe nacionalisti i egër, që shpreh hapur urrejtjen ndaj shqiptarëve, Vojslav Sheshel. Në po atë vit, Vuçiq u zgjodh deputet i Parlamentit të Serbisë, ndërsa në vitin 1994, ai u bë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Radikale. E ka mbajtur atë pozicion deri në vitin 2008.

Një fotografi e tij duke mbajtur birra në një prej takimeve të partisë radikale ishte bërë buje në rrjetete sociale, ku ai ishte kamarier i Sheshelit.

Vuçic u emërua Ministër i Informatave në vitin 1998 nga e ashtuquajtura Qeveri e Unitetit Kombëtar, në kohën kur Serbia po kryente dhe do të vazhdonte të kryente krime të rënda në Kosovë. Vuçiç i shërbeu me devotshmëri regjimit të Milloshevicit në kohët kur po kryeshin vrasje, përdhunime, përndjekje e dëbime të popullit shqiptar.

Në vitin 2008, Vuçiç dhe Tomislav Nikolic, themeluan Partinë Progresive të Serbisë. Në tetor të po atij viti, ai u bë zevendëspresident i partisë. Pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në vitin 2012, ai u zgjodh ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i parë, me detyrën kryesore për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në Serbi.

Pas dorëheqjes së Nikolic nga pozita e Presidentit të Partisë Progresive Serbe, dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, ai u bë kryetar në detyrë i partisë me 24 maj 2012. Në kongresin e dytë, të mbajtur me 29 shtator 2012, ai mori frerët e Partisë Progresive.

Ndërkohë, vazhdoi të mbajë detyrën e ministrit të Mbrojtjes deri me 28 korrik 2012, kur u riorganizua e qeveria serbe.

Që nga ajo kohë, Vuçiç ka marrë pjesë në ekipin negociator në negociatat që u zhvilluan ndërmjet Serbisë e Kosovës në Bruksel. Ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Brukselit në prill të vitit 2013. Nga shtatori i 2013-s, ai mbajti vetëm pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

Pas fitores së Partisë Progresive në zgjedhjet e 16 marsit 2014, ai u bë Kryeministër i Serbisë me 27 prill, prej kur nisi edhe konsolidimin e pushtetit të tij drejt një sistemi presidencial autoritar, duke kapur të gjithë mekanizmat institucionalë dhe duke censuruar shtypin e lirrë.

Pozitën e kryeministrit, Vuçiç e mbajti deri në gusht 2016, dhe pas zgjedhjeve të 24 prillit 2016, nisi një mandat të ri si kryeministër i Serbisë. Ndërkaq, pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit 2017, ai u zgjodh President i Serbisë. Nesër, 3 prill 2022, Vuçiç kërkon edhe një herë mandatin nga serbët.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com