• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PROFIL/ Gruaja nga Fushë-Mamurrasi që feston 101-vjetorin e lindjes!uni me

by Java News
29/12/2017 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekreti i jetëgjatësisë, ajo thotë se i vjen nga përdorimi i ujërave termale në llixha, dhe përdorimi i ushqimeve tërësisht BIO, si dhe integrimi në punët e përditshme, ndonëse mjaft të lodhshme.Tashmë ajo banon në fshatin Fushë-Mamurras dhe përkujdesjen ia dedikon dy djemve të saj Dodës dhe Nikollës dhe nuseve të tyre, që i kanë kushtuar mjaft kujdes.

Shiheni portretin e kësaj malësoreje. Quhet Bardha Lleshaj. Më 11 janar 2018 mbush plot 101 vite jetë. Ndonëse epidemia gripale paraqitet mjaft e rrezikshme për moshën e tretë, kjo nënë nuk ka pasur asnjë shqetësim në shëndetin e saj deri në momentin e  këtij shkrimi.

Siç shihet ne foto në përvjetorin e 100 të saj fëmijët nipërit dhe mbesat kanë rrethuar të moshuarën për ta uruar nënë Bardhën dhe e njëjta gjë pritet të ndodh sërish në këtë përvjetor. Tryeza e rrethuar nga familja, të afërmit dhe në mesin e saj- torta me mbishkrimin: – ”Urime dhe 100 të tjera”, nuk është gjë tjetër veçse tregues i dashamirësisë për këtë të moshuar, e cila ka rrugëtuar nëpër vite duke patur  një jetë të vështirë, mjaft të lodhshme.

Më 11 janar të vitit 1917 në fshatin Baz të Burrelit ka lindur Bardha e cila në moshën 18 vjeçare sipas zakonit do të lidhej me një djalosh mirditor, miqësi e cila është në përforcim. Me familjen Lleshaj ishte një miqësi e mëparshme, ndërsa Bardha do të bëhej sebepi i një tjetër miqësie të dytë.

Është një fakt interesant në jetën e saj: Vetëm pas tre vitesh nga martesa, Bardha do të njihej me bashkëshortin e saj Bibën, i sapo ardhur nga shërbimi ushtarak. Pas disa vitesh familja do të zhvendosej në një fshat të Kurbinit, dhe jeta kooperativiste ishte mjaft e vështirë për këdo, dhe Badha do t’i mbijetonte situatës se vështirë, madje dhe dinjitet. Teksa e pyes për ndonjë histori të veçantë ajo ka mjaft raste por që pak i sjellë në kujtesën e saj, madje rrëfehet për rininë e sotme duke u shprehur” le ta shijojnë sa më mirë, por jo jashtë moralit, traditës dhe një lloj kontrolli, duke ruajtur personalitetin. Bardha, e cila  ka mbushur 1 shekull jete dhe në 11 janar shkon 101 ka patur dy raste në jetë që ka përdorur medikamente, nga operacionet në këmbë, ndërsa qetësues nuk përdor.

Sekreti i jetëgjatësisë, ajo thotë se i vjen nga përdorimi i ujërave termale në llixha, dhe përdorimi i ushqimeve tërësisht BIO, si dhe integrimi në punët e përditshme, ndonëse mjaft të lodhshme. Tashmë ajo banon në fshatin Fushë-Mamurras dhe përkujdesjen ia dedikon dy djemve të saj dhe nuseve të tyre, që i kanë kushtuar mjaft kujdes.

Doda dhe Nikolla janë dy djemtë që përkujdesjen, si dhe nipërit, që e duan dhe kujdesen për të moshuarën, e cila edhe në veshje shkëlqen nga bardhësia  e rrobave të mbajtura pastër. Bardha ka forcë ende dhe ushqehet pa ndihmën e askujt, përdor pak pijet alkoolike, veçanërisht rakinë, gjithashtu cigare, por që nuk e kanë rënduar tek shëndeti. Ky rast shquhet ndër të rrallët me moshë 101-vjeçare. Bardha ka ditur të mposhtë çdo vështirësi, si punët e rënda dhe jetën e vështirësi. Me këtë nënë krenohen jo vetë familja e saj por tërë ata që e njohin, për dashurinë, mirënjohjen dhe për gjithçka ka dhënë kjo grua e rrallë./alpenews

Next Post
Intervista/ Kumbaro: Të pazotët e Fjalës, godasin gruan me mjetet e poshtra të paragjykimeve seksiste

Ministrja kujton artistët që u shuan: 2017, viti që na mori më të mirët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In