• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PROFIL/ Diplomacia e Pompeos do të jetë “muskuloze”

by Massimo Gaggi
14/03/2018 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Massimo Gaggi

Më e pakta që mund të thuhet, është se me Mike Pompeon në krye të Departamentit të Shtetit, politika e jashtme amerikane do të bëhet edhe më muskuloze: e ashpër me kundërshtarin e madh kinez (me instrumenta politike dhe sanksione tregtare), por edhe e shpejtë me aleatët evropianë. Banga e parë e provës do të jetë marrëveshja bërthamore me Iranin e firmosur nga Obama, por e mbështetur me forcë edhe nga të gjithë vendet e BE-së, përveç se nga Rusia dhe Kina: Trumpi e ka qortuar, po ende nuk e ka prishur një marrëveshje që është mbrojtur gjithmonë nga rex Tillersoni.

Kadet, ushtar, flamur i të djathtës radikale të Tea Party në Kongres, dhe, në fund shef i shërbimeve të spiunazhit, Pompeo është shprehur gjithmonë i gatshëm të hedhë në erë një marrëveshje me Teheranin që, ashtu si Trumpi, e konsideron katastrofike. Në 14 muajt e fundit ka heshtur për këtë, por vetëm për shkak se roli i tij në CIA i impononte të ishte i rezervuar. Nuk ka gjasa të ketë ndryshuar gjykimin e tij, edhe pse, i thirrur për të analizuar realitetin me lentet e shërbimeve të fshehtë, ka mundur të vlerësojë disa avantazhe që ajo marrëveshje sjell, në lidhje me perspektivën e një plotësimi të shpejtë të programit të armatimit bërthamor, nga ana e Republikës së Ajatollahëve.

Hesapet me verifikimin e marrëveshjes do të bëhen në maj. Duhet thënë se me këtë amerikan nga Kansasi, bir ushtarakësh, i pari në klasën e tij në akademinë e West Point, për pesë vite oficer i kalorësisë së mekanizuar që u vendos nga Ushtria përgjatë PErdes së Hekurt, para se të kalonte në karrierën si kongresmen, politika e Administratës së Trumpit duket më e militarizuar. Por e vërteta është se gjeneralët që duhej të kishin vënë rregull në Shtëpinë e Bardhë dhe në politikën e jashtme, shefi i kabinetit John Kelly dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare HR McMaster, nuk po ia dalin që të mbajnë nën fre Trumpin, me zgjedhjet dhe zigzaget e tij sipas humorit.

McMaster, prej kohësh i orientuar drejt daljes nga skena, mund të zëvendësohet shumë shpejt. Flitet për një pasardhës jo ushtarak, por sigurisht më radikal se sa John Bolton. Sa për kreun e Pentagonit, James Mattis, ai mund të dobësohet prej daljes nga skena të Tillerson, me të cilin ishte shpesh në harmoni në përpjekjet për të zbutur shpërthimet e Trumpit, dhe për t’u dhënë siguri aleatëve evropianë të NATO-s. Më korrekte pra, që të flitet për një politikë më muskuloze: një perspektivë e cila është gjithësesi alarmante.

E megjithatë në mjediset diplomatike evropiane në Uashington, ndryshimi Tillerson-Pompeo është pritur pothuaj me një farë lehtësimi. Ishte e qartë prej kohësh që, me ish drejtorin e përgjithshëm të Exxon në krye të diplomacisë, politika e jashtme e SHBA ishte e paralizuar: me ambasadorët dhe më të mirët e shërbimeve të fshehtë që largoheshin nga Departamenti i Shtetit, drejtori të tëra pa udhëheqje, presidentin dhe ministrin e tij që nuk binin dakord për asgjë, nga Rusia tek mbrojtja mjedisore, e deri tek Irani. Deri tek dialogu me diktatorin koreano-verior, që u shpall nga Trumpi pa dijeninë e Tillersonit, i cili po udhëtonte në Afrikë. Me Pompeon ka një digë më pak, duke qenë se ai shfaqet në sintoni me Trumpin në pothuaj gjithçka.

Por do të marrë fund edhe konfuzioni i binarit të dyfishtë, ndërkohë që Pompeo, të cilit askush nuk ia vë në diskutim aftësitë profesionale, duhet të arrijë të riorganizojë dhe t’i japë një rol Departamentit të Shtetit. E ka bërë edhe në CIA ku, ndonëse nuk hoqi dorë nga idetë e tij konservatore radikale, fitoi vlerësimin dhe respektin e strukturës. Duke kënaqur Trumpin, por pa i lejuar kurrë as atij, as të tjerëve në ekipin e tij, që të fusnin hundët në Agjenci. /Corriere della Sera – Bota.al/

Next Post
Linda Rama në mesin e qytetarëve në Tiranë, zbulon arsyen pse nuk shkoi në Elbasan me Kryeministrin

Linda Rama në mesin e qytetarëve në Tiranë, zbulon arsyen pse nuk shkoi në Elbasan me Kryeministrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vëmendje për viktimat

Ismail Kadare, në 90-vjetorin e lindjes (çka mbeti pa u thënë, ndoshta…)

January 29, 2026
VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

January 29, 2026
Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

January 29, 2026
“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

January 29, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

January 29, 2026
Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

January 29, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

“Njerëzit janë më avangardë se PD, të gatshëm të qëndrojnë me ditë në shesh”, Gjin Gjoni shpjegon si duhet të jenë protestat e opozitës

January 29, 2026
(VIDEO) Sarandë, sherri me thika e shkopinj, reagon policia: Dy të arrestuar, një në kërkim

(VIDEO) Sarandë, sherri me thika e shkopinj, reagon policia: Dy të arrestuar, një në kërkim

January 29, 2026
Detaje nga vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, si autori mashtroi pronaren e banesës me qira

Sarandë, dy të plagosur pas sherrit me thika, njëri niset drejt Tiranës me urgjencë

January 29, 2026
Dikur “fiksimi” i vajzave, surprizon Gabriel Garko: Jam martuar me një burrë!

Dikur “fiksimi” i vajzave, surprizon Gabriel Garko: Jam martuar me një burrë!

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In