• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Profeti” i bashkimit kombëtar, që mallkon ëndrrën e tij

by Mero Baze
04/02/2019 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Nuk është problem pse Albin Kurti, një politikan ambicioz në Kosovë, është përfshirë në betejën politike në Shqipëri. E di që kjo është një gjë jo etike, por ai është idhtar i bashkimit kombëtar, dhe nëse do t’ia pranojmë si të vërtetë atë kauzë, duhet dhe ta lejojmë të përfshihet në punët tona. Profili i një politikani nacionalist, që kërkon bashkim kombëtar, të jep hapësirë të ndash mes dy shteteve shqiptare dhe aspiratat e përbashkëta politike, dhe idetë e tua, qofshin këto revolucionare, marksiste apo nacionaliste, edhe pse nuk lidhen me njëra- tjetrën.

Në këtë pikë, nuk më duket kurrëfarë shqetësimi leksioni i tij para një grupi militantësh opozitarë në një fakultet në Tiranë, në ditët kur protesta studentore është në agoni dhe kur në vend të studentëve, në grevë po hyjnë organizatorët realë të saj.

Nuk më interesojnë as sulmet politike ndaj tij. Ai nuk bëhet as më i mire, as më i keq, dhe sikur të bëjë aleancë me Ilir Metën, Sali Berishën, apo Edi Ramën. Si politikan që pretendon se është për bashkim kombëtar, e ka të lejuar çdo gjest që bashkon Shqipërinë me Kosovën.

Por ai ka marrë rrugën nga Prishtina në Tiranë për të kundërtën. Për të mallkuar të vetmin gjest bashkimi mes dy vendeve, përulësinë e shtetit shqiptar, për t’i besuar dy të rinjve nga Kosova, dy poste të rëndësishme shtetërore. Ai ka ardhur në Shqipëri, të sulmojë disa qytetarë të Kosovës, të cilët Shqipëria i ka bërë ministra të rëndësishëm të saj.

I njëjti njeri që ka luksin të vijë në Tiranë, t’i bashkohet një proteste politike kundër qeverisë, të lejohet nga qeveria për këtë pas asnjë kompleks, të bëhet pjesë e një lëvizje opozitare që paralajmëron dhe dhunë, i njëjti njeri nuk pranon dot, biles fjala e duhur është nuk gëlltit dot, faktin që qeveria e Shqipërisë ka bërë dy ministra nga Kosova.

Idhtari i bashkimit kombëtar, i cili përpiqet të na tregojë qiellin e madh të bashkimit, i duken re të zeza në qiell dy dallëndyshet e para të bashkimit, që e kanë kaluar kufirin para tij , duke u bërë zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar nga Kosova.

Edhe sikur Gent Cakaj dhe Besa Shahini të ishin njerëzit më të poshtër të Kosovës dhe më të degraduarit e saj, idhtari i bashkimit kombëtar duhet të përmbante inatet e vogla, dhe duhet të  ishte në krah të tyre, nëse do ishte i sinqertë në atë që pretendon se ka në mendje.

Në fakt unë nuk njoh as Besën dhe as Gentin, por të vetmen akuzë që kam dëgjuar për ta, dhe që e kam dëgjuar nga “Vetëvendosja” e Kurtit, është se ata janë “tradhtarë”, se dikur kanë qenë në “Vetëvendosje”, e nuk janë më. Biles Besa paska dhe një njollë më të madhe në biografi, se qenka bashkëjetuesja e një armiku të Albin Kurtit, po ashtu tradhtar i tij.

Ky është nivel ordiner i të bërit politikë. Është si ata që thoshin se, Albin Kurti është nacionalist fallco, se e ka gruan skandinave.

Të ngrihesh nga Prishtina, të vish në Tiranë për të përmbysur si ministre Arsimi, Besa Shahinin, duke iu bashkuar grevës së pedagogëve dështakë, se të ka tradhtuar bashkë me burrin “Vetëvendosjen” dhe të sulmosh një 28 vjeçar që paska qenë i “Vetëvendosjes”, nën akzuën se e paska mik Baton Haxhiu, do të thotë të jesh jo idhtar i bashkimit, por profet i përçarjes kombëtare, dhe një lider, ose shpirt vogël, ose me mendësi enveriste, ku parimi kryesor është se armiku i brendshëm, është më i rrezikshëm se armiku i jashtëm.

Kjo gjë i nderon shumë herë më shumë se sa ndoshta e meritojnë, armiqtë e Albin Kurtit, dhe e poshtëron atë shumë herë më shumë se sa ndoshta e meriton. Asnjë politikan shqiptar nuk kam parë të jetë kaq i verbër në inatin ndaj armiqëve të partisë, sa ky rast, dhe kurrë në botë nuk mund të gjesh një politikan që pretendon që është nacionalist, që do bashkimin kombëtar mes dy shteteve, dhe tërbimin më të madh e ka pse shteti amë emëron dy ministra të shetit bijë, që pretendon t’i bashkohet një ditë.

Unë mendoja se ky do tentonte t’i prishte punë Edi Ramës duke e lavdëruar për këtë gjest, si gjest i bashkimit kombëtar dhe të alarmonte kancelaritë perëndimore me diabolizëm, duke qenë se është identifikuar si përkrahës i bashkimit. Kurse ky se kalon dot ende mllefin ndaj armiqve të brendshëm të partisë së tij, të cilët është gati t’i shpallë dhe armiq të kombit, si një delirant që identifikon kombin me partinë e vet.

Kjo ose e bën këtë njeri hipokrit të madh, ose politikan të vogël, që nuk duhet marrë seriozisht, si një njeri që ka nxjerrë shpatën t’u presë kokën dy vetëve, që bashkojnë sot Shqipërinë me Kosovën.

Dhe mbi të gjitha, si një njeri, që e ndan sot më shumë se kushdo tjetër, Shqipërinë nga Kosova.

Next Post

Lëkundje tërmeti në Dibër, s'ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In