• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profesori Stephen Hawking mbush 75 vjeç

by Java News
08/01/2017 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai është fizikanti më i famshëm që prej Albert Ajnshtajnit dhe për shumë gjeniu më i madh i kohës sonë.

Më 08.01.2017 profesori nga Kembrixhi feston ditëlindjen e tij të 75-të, dhe ka jetuar në këtë mënyrë shumë më tepër nga sa mendonin dikur mjekët. Karriera e Hawking-ut si studiues nisi pikërisht me një goditje të fatit. Në moshën e 20-vjeçare – kur sapo kishte nisur tezën e doktoratës – u shfaqën shenjat e para të një sëmundjeje fatale të palcës kurrizore, të sklerozës laterale amiotrofike (ALS).

Shpejt sëmundja e lidhi atë pas karriges së invalidit. Ai humbet zërin dhe mund të komunikojë vetëm përmes një aparati. Megjithë paaftësinë e tij fizike, fizikanti ia del mbanë si jetës së tij private, për të cilën dëshmojnë dy martesat dhe tre fëmijët – edhe asaj profesionale. Si student isha i talentuar, por dembel, thotë Hawking-u për veten e tij. Vetëm pas fillimit të sëmundjes u fokusova tërësisht tek studimet. Në vitin 1979 ai u bë profesor në Kembrixh, në katedrën ku punonte dikur legjendari Isak Njutoni.

15730725_303Nga e ka origjinën materia?

Në Kembrixh Hawking-u zhvilloi teoritë e tij më të rëndësishme për fizikën: nisur nga teoria e përgjithshme e relativitetit e Ajnshtajnit, ai vërtetoi se shpërthimi i madh duhet të ketë nisur me një të ashtuquajtur “singularitet” para rreth 14 miliardë vjetësh – si një pikë tepër e vogël, e paimagjinueshme dot, e cila nuk mund të kuptohet me formulat dhe ligjet e sotme të fizikës .

Por tema e preferuar Hawking-ut janë vrimat e zeza – monstera galaktike që përpijnë me forca të mëdha graviteti çdo gjë që u vjen afër. Gjetja e tij kryesore: vrimat e zeza nuk ekzistojnë përgjithmonë, por ato zhduken ngadalë, për shkak se çlirojnë një rrezatim – rrezatimin e Hawking-ut.

Kjo gjë ende nuk është provuar, prandaj edhe Hawking-u nuk ka marrë deri tani Çmimin Nobel në Fizikë. Megjithë mungesën e provave shumica e ekspertëve janë të bindur për ekzistencën e rrezatimit të Hawking-ut.

15648978_401-1Bazat e fizikës të kuptueshme për të gjithë

Po a është Hawking-u një Albert Ajnshtajn i dytë, sikurse besojnë shumë vetë? Jo, thonë jo pak shkencëtarë të tjerë. “Kontributet e Hawking-ut sigurisht nuk janë aq të rëndësishme sa ato të Ajnshtajnit”, thotë profesori i fizikës nga Hamburgu Klaus Fredenhagen. “Teoria e Relativitetit e Ajnshtajnit ka zhvilluar gjëra krejtësisht të reja, që nuk kishin ekzistuar më parë.” Kurse Hawking-u kryesisht vepron në kuadrin e teorive ekzistuese duke bërë aty plotësime të rëndësishme.

Por e qartë është një gjë: Hawking-u ka arritur si asnjë tjetër që ta bëjë kozmologjinë interesante për një publik të gjerë. Në vitin 1988 ai botoi librin e tij “Një histori e shkurtër e kohës”. Ky libër u bë libri më i suksesshëm shkencor-divulgativ i kohërave. Edhe pse përmbajtja e tij nuk është aspak e lehtë për t’u kuptuar deri tani nga ky libër janë shitur miliona kopje, duke e bërë atë një figurë kult. Më vonë ai shkroi bashkë me të bijën Lucy, edhe një seri librash për fëmijë, përgatiti Blic. (b.an)

Next Post
Temperaturat e ulëta, Vermoshi mban rekordin me -27 gradë celsius

Temperaturat e ulëta, Vermoshi mban rekordin me -27 gradë celsius

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët e PD përplasen me policinë tek Parlamenti! Protestuesit duan të hyjnë në godinë, në krye të turmës Noka dhe Boçi

Militantët e PD përplasen me policinë tek Parlamenti! Protestuesit duan të hyjnë në godinë, në krye të turmës Noka dhe Boçi

February 10, 2026
“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

February 10, 2026
Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

February 10, 2026
Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

February 10, 2026
Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

February 10, 2026
Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

February 10, 2026
“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

February 10, 2026
Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

February 10, 2026
Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

February 10, 2026
Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In