• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profesori dhe diplomati Ksenofon Krisafi, boton dy libra të rinj për luftën e Kosovës

by Java News
01/03/2018 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Promovohen dy librat e rinj të një prej profesorëve më të njohur të së Drejtës Ndërkombëtare, Dekanit  të Fakultetit të Drejtësisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UMSH, Ksenofon Krisafi. Në ceremoninë e organizuar në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, morën pjesë dhjetra personalitete të ndryshme të politikës, diplomacisë, studiues e analistë.

“Lufta e Kosovës në Labirintet Diplomatike” dhe “Në Gjenevë për Kosovën-Fjalime në institucionet ndërkombëtare”, janë dy librat të cilat janë shkruar duke iu referuar kohës, kur Prof. Krisafi, ishte në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në OKB. “Janë libra që kanë nisur kur në Kosovë bëhej luftë dhe në qarqet diplomatikë ku kam bërë pjesë në atë kohë, punohej për ta ndalur atë. Janë vitë të mbushura me veprimtari mjaft intensive e përkushtim për një kauzë të madhe mbarë kombëtare.

Ndjehem vërtet me fat që isha pjesë e atij grupi njerëzve që punuan sinqerisht dhe pa u lodhur duke kontribuar modestisht për Kosovën”, u shpreh Prof. Krisafi gjatë ceremonisë, duke falenderuar të ftuarit që u bënë pjesë e saj. Këta dy libra u vlerësuan edhe nga kolegë e miq të profesor Krisafit. Në fjalën e tyre z. Fatos Tarifa dhe z. Pëllumb Xhufi, duke iu referuar dy vëllimeve të botuara, theksuan se në këto libra tregohet qartazi se cfarë mund të bëjë një diplomat i një vendi të vogël për një kauzë të madhe siç ishte pavarësia e Kosovës. Ata i cilësuan këta libra si dokumenta mjaft të rëndësishëm, të cilat do të mbeten gur themeli në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare veçanërisht me shtetin e Kosovës.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Profesor e Akademik, Anastas Angjeli u shpreh se këto dy vepra kanë në thelb një komb, vijnë vetëm pak javë pas përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës. “Janë dy vepra për një çështje, gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës, natyrisht të gjithë e njohim këtë luftë, por ka edhe një luftë tjetër të një karakteri të veçantë ,  lufta diplomatike e cila ka nisur dekada më parë  dhe me veçoritë e saj e me vlerat është sjellë ashtu siç duhet nga prof. Ksenofon Krisafi,falë përvojës së tij , falë veprimtarisë konkrete dhe praktikë në fushën historike e diplomatike , të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh themeluesi i UMSH-së.

Next Post
FOTOT/ Parlament dhe modë…

Grida Duma hedh në gjyq Mero Bazen: Më prishi imazhin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In