• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profesori Armakolas zbulon sondazhin: Grekët kanë mendim pozitiv për shqiptarët

by A R
28/10/2021 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori Ioannis Armakolas i pyetur lidhur me atë që është aktuale në opinionin publik për marrëdhëniet shqiptaro-greke, ka theksuar se dy shoqëritë kanë, mendime të ndryshme.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Log.”, Armakolas i cili ka bërë një sondazh për opinionin shqiptar dhe atë grek, ka theksuar se e rëndësishmja është që të dy vendet të bëjnë hapa para të qëndrueshëm.

Armakolas ka marrë si shembull dy qeveritë që kanë njoftuar së bashku që çështja e delimitimit të zonave detare do t’i referohen vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas profesorit grek, nëse kjo është ajo çka të dy qeveritë bien dakord, atëherë duhet të bëhen hapa të shpejtë në këtë drejtim.

Kjo do të përmirësonte në mënyrë domethënëse imazhin e shqiptarëve në Greqi, sepse Greqia po përpiqet që të zgjidhë çështje të ngjashme që ndan me të gjithë fqinjët e vet në rajon, sepse kjo është një çështje e rëndësishme për grekët.

Sipas Armakolas, kjo duket se është e rëndësishme edhe për opinionin publik shqiptar, nëse zgjidhet nga një proces gjyqësor në Gjykatë dhe shqiptarët do të ndiheshin në një pozicion më komod në marrëdhënien e tyre me grekët.

“Është e vërtetë që sondazhi i opinionit publik tregon që të dy shoqëritë kanë mendime shumë të ndryshme përsa i përket problemeve kryesore apo cilat janë mosmarrëveshjet kryesore midis dy shoqërive. Çështjet që janë të rëndësishme për opinionin publik shqiptar nuk përkojnë shumë me ato që opinioni publik grek mendon dhe e anasjellta. Unë mendoj që ajo është e rëndësishme është që po bëjmë hapa të qëndrueshëm dhe të ngadaltë drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Dhe unë dhe mendoj se duhet të fillojmë nga ato çështje që të dyja shoqëritë vlerësojnë, pavarësisht se çfarë mendojnë qeveritë. Për shembull të dy qeveritë kanë njoftuar së bashku që çështja e delimitimit të zonave detare do t’i referohen vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nëse kjo është ajo çka të dy qeveritë bien dakord, atëherë mendoj se ne duhet të bëjmë hapa të shpejtë në këtë drejtim. Kjo do të përmirësonte në mënyrë domethënëse imazhin e shqiptarëve në Greqi, sepse Greqia po përpiqet që të zgjidhë çështje të ngjashme që ndan me të gjithë fqinjët e vet në rajon, sepse kjo është një çështje e rëndësishme për grekët. Por kjo duket se është e rëndësishme edhe për opinionin publik shqiptar, nëse zgjidhet nga një proces gjyqësor në Gjykatë, dhe shqiptarët do të ndiheshin në një pozicion më komod në marrëdhënien e tyre me grekët. Por mendoj gjithashtu se mund të vazhdojmë dhe në drejtime të tjera. Për shembull, mendoj se faktori shoqëror është shumë i rëndësishëm. Ka një potencial të madh në marrëdhëniet midis dy vendeve për shkak të grekëve që jetojnë në Shqipëri dhe të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Ajo që duhet të bëjmë është që të përdorim këto dy ura të rëndësishme lidhëse midis dy vendeve për të krijuar më shumë besim, për të ndërtuar më shumë mirëkuptim. Një nga gjetjet e sondazhit është që megjithëse shqiptarët kanë mendim të mirë dhe pozitiv për grekët dhe grekët kanë mendim të mirë dhe pozitiv për shqiptarët, kur vijmë te karakteristikat specifike të dy kombeve atëherë aty kemi disa probleme. Për shembull të dy vendet mendojnë se ana tjetër është “e pandershme”, apo që palës tjetër nuk “i duhet besuar”. Siç e shikoni ka shumë hapësirë për përmirësime, prandaj duhen përdorur minoriteti etnik grek në Shqipëri dhe shqiptarët në Greqi si një urë lidhëse, për të përmirësuar atmosferën, për të përmirësuar besimin midis dy shoqërive dhe mendoj se kjo do të ishte shumë fitimprurëse për të dy vendet.” tha Armakolas. 

/a.r

Next Post
Pilula e re kundër Covid-19 do të shpërndahet për vendet e varfëra

Pilula e re kundër Covid-19 do të shpërndahet për vendet e varfëra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

March 3, 2026
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In