Njerëzit ju vlerësojnë brenda pak sekondave, por çfarë saktësisht vlerësojnë ata?
Profesoresha e Harvardit i ka studiuar përshtypjet e para të njerëzve bashkë me psikologët tjerë, Susan Fiske dhe Peter Glick, për më shumë se 15 vite, dhe ka zbuluar diçka shumë interesante.
Në librin e saj të ri, “Presence”, Cuddy thotë se njerëzit i përgjigjen menjëherë këtyre dy pyetjeve kur ju takojnë për herë të parë:
– A mund t’i besojë këtij personi?
– A mund ta respektojë këtë person?
Në mënyrë interesante, Cuddy thotë se shumica e njerëzve – veçanërisht ata të kontekstit profesionaal – besojnë se kompetenca është faktor shumë më i rëndësishëm. Pas së gjithash, ata duan ta dëshmojnë se janë të mençur dhe të talentuar.
Mirëpo, besueshmëria është faktor më i rëndësishëm në atë se si njerëzit ju vlerësojnë. Pra, është më kruciale për mbijetesën tonë të dimë nëse një person e meriton besimin tonë apo jo. /Telegrafi/a.k