• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profesor Ismet Elezi, modeli i një Shqipërie të mirë….

by Ilir Çumani
06/04/2024 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR ÇUMANI

Juristi i mirënjohur, Prof. dr. Ismet Elezi mbushi plot 104 vjeç.

8 vjet më parë, pata një bisedë të veçantë telefonike me profesorin e nderuar të jurisprudencës shqiptare, konstitucionalistin dhe penalistin e mirënjohur, Prof.Dr. Ismet Elezi.

 

E mora ta uroja për festat e fundvitit dhe e pyeta së pari për shëndetin… Nga  ana tjetër e telefonit, Ai e njohu zërin tim dhe më foli menjëherë në emër.

Si i moshuar jam mirë, më tha, kam kapur ca kohë shtratin, sepse u godita nga një problem kardiak, por tani jam më mirë, vijoi profesori me zërin e tij të shtruar dhe të qetë.

I kërkova ti bëja një vizitë mikut tim të shtrejntë dhe pa e bërë dy, më tha:

Ty të pres edhe kështu si jam….

U emocionova pa masë nga ajo përgjigje që kishte brenda saj mallëngjim, një dëlirësi ngazëllyese e transparente.

Si të thuash, ishte një komunikim gati i ngjashëm me sinqeritetin, çiltërsinë dhe pafajësinë e fëmijëve….

Brenda atyre fjalëve kishte aq shumë dashuri e mirënjohje, që shoqërohej me një sentiment të lartë njerëzor që vetëm njerëz si Ai dinë ta përçojnë përmes komunikimit…

U preka edhe më shumë kur e vizitova së afërmi dhe pashë me sytë e mi madhështinë e jetës kaq modeste e dinjitoze që bënte akademiku i nderuar….

Edhe sot ai  jeton në një apartament të thjeshtë prej dy dhoma e një kuzhinë, me sende e orendi që vijnë si relike që nga koha kur dekada më parë jepte mësim në Fakultetin e Drejtësisë, (duke drejtuar katedren penale qysh nga viti 1957 – 1990) në Univeristetin Shteteror te Tiranës.

Një jetë e tërë me kaq shumë kontribute të mëdha e të jashtëzakonshme në fushën akademike dhe ekspertizës, flet për një rrugëtim të gjatë prej dekadash e dekadash në edukimin, formimin dhe pregatitjen brezave të rinj juristësh në dobi të vendit dhe mbarë shoqërisë…

Ky është një shëmbull i shkëlqyer i modelit pozitiv që na kujton se si mundet një njeri që ka jetuar mes mundësive të mëdha për të përfituar përmes “pushtetit të ofiqarit” dhe trafikut të influencave të korrupsionit administrativ, profesionit dhe priviliegjeve që të sjell ky status shoqëror, ka zgjedhur në fakt të jetoj me dinjitet, mes ndershmërisë dhe modestisë, duke lënë së gjalli edhe në këtë 104 vjetor të jetës së Tij të vetmen pasuri për veten, familjen, shoqërinë dhe kombin EMRIN e tij të ndritur, me mbi 30 vepra si autor librash, mijëra artikuj, shkrime e studime në shtypin vendas dhe atë të huaj.

Ndaj sot, ju shpreh mirënjohjen time të pafundme i nderuar prof. Ismet Elezi, që na kujtoni dhe na bëni të shpresojmë se ende ekzistojnë mes nesh vlerat e mëdha njerëzore….

Ato e zbehin dhe zhvlerësojnë çdo ditë edhe më tepër, pak e nga pak, çdo antivlerë që e ka marrë peng vendin dhe mbarë shoqerinë tonë në më shumë se tre dekada të tranzicionit të vështirë e të dhimbshëm kaotik….

Në 104 vjetorin e lindjes së Tij, Profesor Ismeti Elezi na dëshmon të gjithëve se, nuk duhet të humbasim shpresat për të sotmen dhe të ardhmen, ngase në mes tonë ekziston ende modeli i një Shqipërie të mirë…!

Next Post
Serbia do të shpallet komb gjenocidal, Vuçiç do të flasë me 50 liderë për të ndaluar rezolutën në OKB

Serbia do të shpallet komb gjenocidal, Vuçiç do të flasë me 50 liderë për të ndaluar rezolutën në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026
“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

February 6, 2026
VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

February 6, 2026
3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In