• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profesionet e lira, pensionistët do të paguajnë kontributet për sigurimet

by Java News
13/07/2017 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shfuqizimi nga Gjykata Kushtetuese i vendimit për pagat referencë të profesioneve të lira në shtator të vitit të kaluar ka sjellë një pasojë të pakëndshme për disa prej personave që ushtrojnë këto profesione.

Sipas specialistëve të Tatimeve, ata tashmë nuk janë më të përjashtuar nga pagimi i kontributeve për sigurimet, duke qenë se vendimi, që ua njihte këtë të drejtë është shfuqizuar bashkë me pikat e tjera të kontestuara.

Pra, në rast se një pensionist vijon të ushtrojë profesionin e avokatit, mjekut, farmacistit, etj, si i vetëpunësuar, rezulton debitor ndaj administratës tatimore, pasi ai duhet të kishte paguar kontribute që nga shtatori i vitit të kaluar.

Aktet
Në janar 2015, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, i cili rriste ndjeshëm pagat referencë për efekt të pagimit të sigurimeve për profesionistët e lirë.

Ministria e Financave vendosi intervalin e pagave referencë për llogari të pagimit të sigurimeve që shtrihet nga 41.250 lekë, deri 73.800 lekë në muaj, sipas kategorizimit të bashkive. Në bazë te këtyre shumave, profesionet e lira (si avokatë, përmbarues, inxhinierë, veterinerë, farmacistë, dentistë etj.) do të duhej të paguanin detyrimet mujore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ky vendim u ankimua në Gjykatën Kushtetuese dhe në korrik të vitit 2016 u rrëzua nga Gjykata, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Por, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese u prit pozitivisht nga profesionistët e shumtë të lirë, të cilëve iu rrit së tepërmi barra e taksave, ai ka penalizuar pensionistët mes tyre. Pika 9 e VKM-së, tashmë të shfuqizuar sanksiononte se: “Mbështetur në pikën 3, të nenit 6, të ligjit nr. 9136, datë 1.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pensionistët e regjistruar si persona fizikë të vetëpunësuar të vetëm, që punojnë në profesionet e përcaktuara në aneksin nr. 1 të këtij vendimi, nuk kanë detyrim për të paguar kontribute për sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Në raste të tjera, paguajnë kontribut në nivelin minimal sipas përcaktimeve të vendimit nr. 77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”.

ma.me

Next Post
‘Lista e Zezë’/ Kandidatja e PS-Ramës: Po na përbaltin padrejtësisht (zbulohet denoncuesja e rremë)

‘Lista e Zezë'/ Kandidatja e PS-Ramës: Po na përbaltin padrejtësisht (zbulohet denoncuesja e rremë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

February 27, 2026
Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?

Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?

February 27, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

I akuzuar për pengim drejtësie, prokurori Hafetz: Udhëzimet e Thaçit kishin në shënjestër dëshmitarë specifikë

February 27, 2026
VIDEO / Ermal Meta do të jetë këngëtari që çel Kampionatin Evropian të Futbollit

La Repubblica: Ermal Meta turbullon Sanremon, nga komplimentat e Celentanos tek gafa e Salvinit!

February 27, 2026
“Stolen line”, sekuestrohen 2 automjete të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri! Shpallen në kërkim 2 persona

“Stolen line”, sekuestrohen 2 automjete të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri! Shpallen në kërkim 2 persona

February 27, 2026
“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

February 27, 2026
Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

February 27, 2026
98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

February 27, 2026
Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

February 27, 2026
Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In