• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profecia e Roberto Savianos për të ardhmen Kosovë-Shqipëri dhe kriminaliteti i Rajonit

by Alba Malltezi
22/08/2021 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Ishte maj 2015. Gazetari dhe shkrimtari Italian me famë botërore, Roberto Saviano erdhi për herë të parë në Shqipëri për promovimin e librit të tij të ri ZeroZeroZero. Pata fatin ta takoj në pritjen e ambasadës italiane për nder të tij dhe, me shumë mirësjellje e gatishmëri, Saviano pranoi të jepte një intervistë për mua.

Foli lirshëm për kriminalitetin në Shqipëri e Ballkan. Ishte i gëzuar për energjinë e të rinjve në Shqipëri dhe për qiellin e bukur që pa këtu; pa ndroje u shpreh i habitur se si politikanë a kyebashkiakë ia kishin mohuar ekzistencën e kriminalitetit në vend, duke “iu përveshur” (siç e kemi zakon)… Në Napoli keni shumë, këtu jo!

Takimi me Roberto Savianon ishte një nga ato takime që bëhen në jetë me njërëz ndryshe dhe e ndjen. Saviano nuk është si disa gazetarë e shkrimtarë të Tiranës që paradite pijnë kafe më kriminelë, pasdite me policë e prokurorë të korruptuar e në darkë, me barkun e tyre të madh, nga kolltukët e televizioneve, përhapin fake news duke bekuar disa kriminelë a politikanë e sulmuar rivalët e tyre; Saviano është ndryshe dhe kur një njeri është ndryshe, bota e nuhat, e kupton dhe e përhap duke e lexuar në miliona kopje librat e publikuar e duke e dëgjuar me vëmendje në çdo intervistë a konferencë. Fjalet e Savianos kane peshe te madhe.

Duke ndjekur lajmet e fundit sidomos pas nismës “Open Balkans” më erdhi sërish në mendje ajo intervistë, sidomos pjesa për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë-Rajon. Në fund të majit 2015 Edi Rama do të takonte Vuçiçin në Tiranë dhe që atëherë nisi një përpjekje për të pasur një Ballkan të hapur, bashkëpunues e pa kufi. Ajo që i gëzojmë Shengenit të Europës, ajo që na ka munguar në 40 vite diktaturë, kur shqiptari Enver Hoxha na mbylli, duke ja kaluar në egërsi e çmenduri jugosllavit Tito që, gjithësesi, Kosovën dhe republikat jugosllave i mbajti më të hapura në lëvizje, fe dhe pronë private.

Pjesë nga Intervista që të plotë e gjeni në Arkivin on line të Shqiptarja.com

…Alba Malltezi: Flisni dhe keni studiuar mafiat e ndryshme dhe flisni për një feeling mes mafias kosovare dhe mafias serbe dhe i vendosni në opozitë me mafian shqiptare. Ndërsa nga ana tjetër ka një tendencë të politikës së Tiranës, kryeministrit Rama për t’u afruar me politikën e Beogradit. A do të munden mafiat të pengojnë këtë rrugëtim që kërkon bashkëpunimin e vendeve të rajonit?

Roberto Saviano: “E vërtetë. Unë besoj se pas distancës politike Kosovë-Tiranë është rivaliteti mes mafi ave dhe familjeve të Tiranës dhe familjeve të Prishtinës, por jo mes popullatës, e cila është e lumtur të jetë e bashkuar. Janë shqiptarë, duan të rrinë nën shqiponjën shqiptare, por nuk e duan këtë disa lloj pushtetesh. Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë mund të jetë shumë i dobishëm, por duhet kuptuar se çfarë ndodh në anën kriminale, sepse ata kanë një logjikë tjetër. Çfarë duan familjet serbe (mafioze) Familjet serbe kanë pasur gjithnjë marrëdhënie me familjet malazeze. Mali i Zi është përdorur shumë herë për të shkarkuar kokainën. Darko Sariç, bosi serb, është strehuar gjithmonë në Mal të Zi. Kjo hapje mund të japë rezultate edhe në kundërshtinë, në kundërshtinë e organizatave them.

Duhet parë se çfarë ndodh me ta, nëse organizatat kriminale serbe duan të vënë këmbë në Shqipëri – edhe pse nuk e besoj – unë besoj se ata përmes Malit të Zi komunikojnë me njëri-tjetrin, nuk ka më një urrejtje si në të kaluarën, në kohë e pasluftës në Ish-Jugosllavi. Por është interesante të kuptohet se si çdo gjë është e lidhur, sesi vendimi i një Presidenti, sjell me vete një sërë zgjedhjesh të këtyre ambjenteve. Dhe flitet pak sepse sa herë që unë flas për Kosovën nëpër rrjetet sociale, bëhët një zhurmë e madhe…”

Kanë kaluar gjashtë vite nga kjo intervistë e Roberto Savianos. Ndërsa shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë këmbejnë me njëri-tjetrin marrëdhënie, pushime, ndjenja dhe emocione, politika sa vjen dhe largohet. Lexuesit e njohin mirë gjendjen, shpesh më mirë se ata që flasin e shkruajnë publikisht. Nëse janë një profeci apo jo këto fjalë të gazetarit e shkrimtarit italian do ta tregojë përsëri koha. Deri tani e vërteta e fakteve është në anën e Savianos.

Next Post
Tentuan të vrisnin një 29-vjeçar në parking, policia arreston dy persona në Vlorë

Tentuan të vrisnin një 29-vjeçar në parking, policia arreston dy persona në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

February 2, 2026
Berisha i fshihet SPAK-ut, kreu i opozitës nuk paraqitet për “21 Janarin”

Standardet e SPAK-GJKKO: Agim Ismailaj e Ilir Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo!

February 2, 2026
Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

February 2, 2026
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

February 2, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

February 2, 2026
Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

February 2, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

“Gjyqtarët po përdorin pushtetin për të rritur pagat, kosto 37 mln euro për buxhetin. Paguhen dyfish më shumë se rajoni”

February 2, 2026
Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

February 2, 2026
Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

February 2, 2026
Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In