Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025.
BE ka zgjatur skemën pa taksa për importet e frutave dhe perimeve nga Ballkani Perëndimor dhe vendimi është miratuar nga Parlamenti Europian.
Në kuadër të MTL (Marrëveshje të Tregtisë së Lirë) me Shqipërinë , BE-ja i ka dhënë preferencë autonome tregtare Shqipërisë.
Produktet që mund të eksportohen pa doganë nga Ballkani Perëndimor në BE, ndër të tjera janë; patatet, kungujt e njomë, kërpudhat, rrushi, kajsitë, qershitë, kosi qershi, luleshtrydhja, arra, pjepri dhe agrume të ndryshme.
Bujqësia zë rreth 19% të PBB dhe sot produktet shqiptare bujqësore shqiptare eksportohen në 75 vende të botës./ b.h