• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prodi: Bashkimi politik Turqi-Shqipëri duket ëndërr, vendi i Ballkanit në BE

by A R
30/12/2017 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka komentuar zhvillimet politke rajonale duke u shprehur se për Shqipërinë nuk ka një të ardhme joeuropiane.

Përmes një interviste të datës 19 dhjetor për “Osservatorio Balcani e Caucaso”, Prodi, ka pranuar se ndikimi i Turqisë në Shqipërisë është shumë i madh, por se deklaratat e kryeministrit aktual, Edi Rama, nuk janë diçka e re, sa kohë nuk pasohen nga veprime konkrete.

Sigurisht, Ballkani mund të shikojë nga Lindja, por nuk mendoj se do të ishte konveniente për ta. Marrëdhëniet e mira me Turqinë janë mirë për këdo, por një bashkim politik Turqi-Shqipëri më duket pak si ëndërr. Marrëdhëniet me Kinën janë gjithashtu pozitive dhe të rëndësishme, por brenda disa kufijve – ato nuk duhet ta ndajnë Europën.

Deklaratat e Ramës do të ishin diçka e re nëse do të pasoheshin me veprime. Por unë nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë që të jenë realistë, as edhe nuk besoj se qytetarët e Shqipërisë i shohin ato. Thënë kjo, sigurisht Turqia është një vend i madh dhe ka një ndikim të madh në Shqipëri, dhe ajo ushtrohet edhe përmes fesë – një mjet që duhet përdorur me shumë kujdes, pasi feja si faktor identifikimi mund të bëhet një faktor ndarës dhe të dalë nga kontrolli. Por mendoj se Shqipëria është një vend europian dhe mendoj se shqiptarët e konsiderojnë veten europianë. Në terma afatgjatë mendoj se ka qartësi. Pjesa tjetër janë gjëra të vogla

shprehet Prodi.

Duke folur për krizën e vitit 1997, ish-kryeministri jep disa konsiderata edhe pse Italia ka humbur rëndësinë e dikurshme në Shqipëri, një vend në të cilin pas viteve ’90 ka patur prezencë më të madhe.

Përgjegjësia direkte e Italisë u mbështet nga veprime pas 1997-ës: investime, marrëdhënie serioze politike dhe duhet ta them – jo një sjellje invasive, siç do të kishin vende të tjera. Kur në verën e vitit 1997 zhvilloheshin zgjedhjet, i ndalova çdo politikani Italian që të bënte fushatë elektorale në Shqipëri pasi doja të shmangia ndërhyrjen në jetën politike të vendit. Në bazë të respektit dhe mosndërhyrjes, ne kemi krijuar një marrëdhënie shumë të fortë miqësie dhe interesash të përbashkëta, me investime të mëdha dhe trëgetësi. Sigurisht, gjatë viteve, ndikimi italian – apo më mirë vëmendje pasi unë nuk e pëlqej fjalën “influencë” – në Shqipëri ka rënë. Flas së pari për vëmendjen politike, pasi marrëdhëniet ekonomike mbeten. Javën e kaluar në Tiranë unë përsërita se ne duhet të përshpejtojmë procesin e afrimit me Bashkimin Europian, një process që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që është diçka më shumë sesa marrëdhëniet dypalëshe…

tha ai.

Intervista është marrë disa ditë pas vizitës së tij në Tiranë me rastin e një konferencë të organizuar nga OSBE-ja.

Next Post
Si sot, më 30 dhjetor, Lindi Kipling dhe u formua BRSS

Si sot, më 30 dhjetor, Lindi Kipling dhe u formua BRSS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In