• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prodhonin pije pa standarte me bekimin e inspektorëve të AKU, 9 persona para gjykatës

by A R
16/05/2018 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektori i hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim një prej çështjeve më të bujshme dhe sensitive të kësaj Prokurorie, duke marrë si të pandehur 9 persona prej të cilëve 8 persona fizik dhe 1 person juridik.

Pas shfaqjes së pamjeve filmike nga emisioni investigativ “Stop” dhe denoncimeve të shumta për një periudhë prej 8 muajsh nga ana e kësaj Prokurorie janë kryer hetime në lidhje me prodhimin e kundraligjshëm të produkteve ushqimore nga shoqëria “Briland” shpk dhe administratorit të saj shtetasit Xhavit Kasemi. Në përfundim të tyre ka rezultuar se kjo shoqëri prodhonte pije të ndryshme alkoolike dhe jo alkoolike si dhe produkte të tjera ushqimore jashtë çdo lloj standardi të parashikuar nga ligji Nr. 9863 datë 28 Janar 2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, dhe Udhëzimi Nr. 20, datë 25 Nëntor 2010 “Për zbatimin e programeve paraprake të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave në analizen e risqeve dhe pikave kritike të kontrollit HAÇP në stabilimentet ushqimore” në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

Për muaj me radhë shoqëria është kontrolluar nga inspektorët e Autoritetit Rajonal të Ushqimit, Shkodër të cilët në kundërshtim me ligjin e kanë paraqitur situatën dhe ambientin si të përshtatshëm për prodhimin e produkteve ushqimore duke mos konstatuar asnjë shkelje.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër nëpërmjet një kërkese prej 55 faqesh ka kërkuar dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të shtetasit Xhavit Kasemi duke e akuzuar atë për kryerjen e veprave penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga neni 149/a i Kodit Penal, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga neni 288/a/2 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; të shoqërisë së tij “Briland” shpk akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga neni 149/a i Kodit Penal, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga neni 288/a/2 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal; të punonjësve të shoqërisë Syrri Çaku, Fatjon Bushati dhe Sami Haxhija akuzuar “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga neni 288/a/2 i Kodit Penal si dhe të inspektorëve të Autoritetit Rajonal Të Ushqimit, Shkodër shtetasve Abdyl Bajraktari, Edmond Fortuzi, Elvis Raboshta dhe Hilmi Erkoçaj të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal./a.m.

Next Post
Atentati me silenciator në Tiranë, Xhafaj zbulon pistat e hetimit

Flet Fatmir Xhafaj: E vërteta e audio-përgjimit dhe dënimit të vëllait tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

March 31, 2026
“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

March 31, 2026
Asambleja e PS në njësinë nr. 7 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Manastirliu njofton drejtuesit e 3 blloqeve

Asambleja e PS në njësinë nr. 7 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Manastirliu njofton drejtuesit e 3 blloqeve

March 31, 2026
Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë

Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë

March 31, 2026
Festë në të dy anët e kufirit! Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

Festë në të dy anët e kufirit! Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

March 31, 2026
SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

March 31, 2026
Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

March 31, 2026
“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

March 31, 2026
“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In