• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Prodhohet pajisja që parashikon tërmetet 8 orë para, ambasadori i Izraelit në Tiranë: Ja kur del në treg

by Java News
09/12/2019 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sizmiologët kanë deklaruar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, ndërsa nga Izraeli vjen një lajm i mirë.

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka konfirmuar se brenda vitit pritet të dalë në treg pajisja që sinjalizon termetet 8 deri në 12 orë para se të godasë.

Ai shpjegon se Izraeli ka dy sisteme për paralajmërimin e tërmeteve, të dyja funksionale, një në çarjen siriano-afrikane që kalon nga Siria deri në Afrikë deri në Malaui, me rreth 500 kilometra në Israel dhe sistemin e alarmit në shinat e trenit që përdoret për të rregulluar shpejtësinë e trenit për të parandaluar dëmin para se të ndodhë tërmeti.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë është kompania Izraelite “Ionoterra” me krijimin e një sistemi që parashikon tërmetin nga 8 deri në 12 orë para se të ndodhë. Ambasadori thotë se ky nuk është thashethem dhe se do të jetë në treg brenda një viti ndërkohë që është testuar me sukses.

“Ata mendojnë ndryshe, jashtë paradigmës. Në vend që të përpiqen të identifikojnë tërmetet përmes lëvizjeve sizmike dhe nëse bën këtë, humbet 90 përqind të zhurmave të lëvizjeve për shkak të natyrës së identifikimeve sizmike. Kështu që ata përpiqen ta përdorin atë përmes jonosferës, që është niveli atmosferik nga 60 kilometra e sipër, nga 60 deri në një mijë kilometra.

Ajo që bëjnë është se vënë sensorë dhe radarë në vende që janë shumë të ndjeshme ndaj tërmeteve dhe marrin sinjalin në mënyrë konstante dhe arrijnë të shohin kurdo që ka ndryshim. Dhe ndryshimi është alarm i kuq për ju. Suksesi i saj është 91 përqind. Ata e testuan sistemin në Greqi, Turqi, Rumani, por sigurisht teknologjia nuk është 100 përqind e arritur. Do të kërkojë disa javë, disa muaj për ta vlerësuar në një pozicion ku mund ta përdorësh në çdo vend”, u shpreh Noah Gal Gendler për ABC news.

Ambasadori tha gjithashtu se ky sistem nuk është shumë i kushtueshëm sepse mund të përdoren sensorë dhe radarë. Sensorët mund të vendosen madje në çdo 2-3 kilometra, edhe në varka të vogla, për të mbuluar edhe pjesën detare

Kujtojmë se Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, brenda dy muajve: Ai i 21 shtatorit me dëme materiale dhe tërmeti fatal i 26 nëntorit, që mori jetën e 52 personave, plagosi mbi 900 të tjerë dhe la në qiell të hapur me mijëra qytetarë, kryesisht në Durrës e Thumanë. /e.s/

Next Post
Përplasen motoçikletat në Shkodër, humb jetën një prej drejtuesve, tjetri plagoset rëndë

Përplasen motoçikletat në Shkodër, humb jetën një prej drejtuesve, tjetri plagoset rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj, Vengu: Banorët të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të zhbllokojnë akset

Punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj, Vengu: Banorët të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të zhbllokojnë akset

January 11, 2026
Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme

Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme

January 11, 2026
25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

January 11, 2026
Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

January 11, 2026
Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

January 11, 2026
Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

January 11, 2026
Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

January 11, 2026
Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

January 11, 2026
Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

January 11, 2026
Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In